OFL i kërkon Ervis Martinajt të bëjë vetëdeklarim të pasurisë për 48 orë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Objekt i Operacionit Forca e Ligjit për ditën e sotme kanë qenë Ervis Martini dhe vëllezërit, Arben dhe Valentino Koçori. OFL u ka kërkuar të tre këtyre personave, kërkesat për vetë deklarim të pasurisë.


Martini, një emër shumë i përfolur, me banim në Kurbin, rezulton person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, ndërsa dy vëllezërit Koçori janë dënuar në Itali për vrasje.

38-vjeccari Martinaj i skeduar nga policia si kreu i një grupi kriminal është në hetim për ngjarjen e 4 tetorit të vitit 2018 në zonën e ish-Bllokut, ku gjatë një përplasjeje me armë, mbeti i plagosur së bashku me Eljon Haton ndërsa miku i tij, Fabiol Gaxha mbeti i vrarë.

Për përplasjen në lokal vijon të jetë në kërkim ish-komando Mervjol Billo. Megjithëse u arrestua Martinaj i njohur për aktivitetin e tij në fushën e lojërave të fatit, arriti të linte qelinë kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh të vendosur nga gjyqtari Artan Gjermeni ndërsa vendimi i shkallës së parë u konfirmua edhe në Gjykatën e Apelit.  Madje në atë kohë reagoi edhe Ambasada Amerikane në Tiranë duke deklaruar se pret hetim të plotë të tij dhe që sundimi i ligjit të zbatohet për këtë rast.

Por, gjithashtu Martini është hetuar dhe për vrasjen e Enton Nikajt. Në pretencën e paraqitur nga Prokuroria për këtë çështje në prill 2016, për Martinin u kërkua një dënim prej 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.

Bashkë me Martinajn, brenda 48 orëve duhet të përgjigjen dhe dy vëllezërit Arben dhe Valentino Kaçorri. Sipas OFL-së ata janë të dënuar në Itali për vrasje e trafik armësh. Vëllezërit Kaçorri rezultojnë lidhje krushqie me Martinajn ndërsa krahas Italisë Arben Kaçorri në vitin 2008 është ndaluar edhe nga policia kufitare e Kakavijës me 4 kilogramë marijuanë dhe 300 gramë kokainë.

Që prej nisjes së operacionit , OFL-ja ka skedduar 26 individë që duhet të justifikojnë pasurinë. Shumica e dosjeve të tyre janë në tryezën e prokurorëve të SPAK dhe brenda kësaj jave pritet që dosjet e para për sekuestro të dërgohen në gjykatën e posaçme.

Në bazë të aktit normativ, këta tre persona do të kenë 48 orë kohë për t’u përgjigjur me shkrim pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Që prej miratimit nga Këshilli i Ministrave i Aktit Normativ më 31 janar, OFL ka vënën nën sekuestro pasuri të personave të ndryshëm. Gjithashtu u ka kërkuar që të justifikojnë pasurinë personave të tjerë të dënuar apo të dyshuar për krime të rënda.






Etiketimet

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...


TË FUNDIT

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER