Shtatë zona të reja i shtohen hartës territoriale për zhvillim pas tërmetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtohet numri i vendeve të përshtatshme për ndërtimin apo rikonstruktimin e banesave të prishura nga tërmeti i vitit që shkoi. Shtatë zona të reja i janë shtuar hartës territoriale për zhvillim, në të cilat do të ndërtohen banesat për të strehuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Ketë të martë në fletoren zyrtare janë publikuar emrat së bashku me koordinatat e vendeve.

Hartës territoriale i janë shtuar 2 zona të reja në Durrës, 1 në Golem, 1 në Krujë, 2 në Lezhë dhe 1 në Vorë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është caktuar si njësi zbatuese për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara, por edhe për çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit.

Me shtimin e këtyre zonave shkon në 23 numri i vendeve të shpallura të përshtatshme për zhvillim, ndonëse fillimisht u miratuan 15 zonave të tilla në të gjithë vendin.

Konferenca e Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” u organizua nga Komisioni Evropian dhe mblodhi në Bruksel përfaqësues të lartë të shteteve anëtare të BE-së, institucione financiare, politike si dhe vende të tjera që në një mënyrë apo tjetër, u angazhuan për ndihmë ndaj Shqipërisë.

Qeveria e Tiranës u përfaqësua në nivel të lartë nga kryeministri Edi Rama dhe një grup ministrash me përgjegjësi direkte në përpilimin e faturës dhe ekzekutimin e procesit të rindërtimit.

Në përfundim, Shqipërisë iu akordua një shumë rekord prej 1,15 miliardë eurosh, e cila i tejkaloi pritshmëritë më entuziaste të vetë qeverisë.


Etiketimet

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER