Raporti i “Freedom House” për demokracinë, Shqipëria humbet pikë, përmirësohen Kosova dhe RMV-ja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Demokracia dhe pluralizmi janë në rrezik, dhe ky është viti i 14 radhazi i rënies globale të lirisë, një botë pa një udhëheqje demokratike”. Ky është përfundimi dhe paralajmërimi që jep “Freedom House” në raportin e publikuar së fundmi.

Shqipëria ka humbur një pikë, duke kaluar në një vlerësim nga 68 në 67 dhe kjo sipas raportit  i atribuohet në pjesën më të madhe përplasjeve të fuqishme politike që ndodhën gjatë vitit 2019 në vend.  Dhe vendi ynë vijon të mbetet në listën e vendeve pjesërisht të lira. Në rajonin tonë, veç Shqipërisë ka pësuar rënie edhe Mali i Zi dhe Serbia.

Ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut patën përmirësime krahasuar me vitin e kaluar. Zgjedhjet në Kosovë thuhet në raport  sollën në pushtet  partinë nacionaliste të opozitës Vetëvendosje, ku ajo ka një mundësi për të ndryshuar situatën me korrupsionin në vend. Për Maqedoninë e Veriut theksohet se mbajti zgjedhje konkurruese, dhe kjo shihet si mundësi për të lënë pas trashëgiminë antidemokratike të ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski.

 Në Mal të Zi dhe Serbi, gazetarë të pavarur dhe figura të opozitës u përballën me kërcënime dhe dhunë. Zhgënjimi i publikut me partitë qeverisëse shkaktoi protesta të mëdha në të dy vendet, por ata nuk arritën të sjellin ndonjë ndryshim domethënës.

Sa i përket të tjera shteteve në raport citohet se Rumania ndryshoi kodin e saj zgjedhor. Vendi e mbylli vitin me një qeveri të re pasi Partia Social Demokratike e rrënuar nga korrupsioni, axhenda e së cilës kishte rrezikuar sundimin e ligjit, u mund në një mocion të besimit parlamentar.

Raproti del në përfundimin se principet e demokracisë në Evropës vitet e fundit kanë qenë në presion të vazhdueshëm. Duke u ndalur në klimën botërore,  raporti i Freedom House nënvizon se Diktatorët po mundohen të përdorin taktikat e fundit të mosmarrëveshjeve brenda vendeve të tyre  dhe të përhapin ndikimin e dëmshëm  edhe në zonat më të largëta e të botës.

Si rezultat i këtyre trendeve, “Freedom House” arriti në përfundimin se 2020 është viti i 14 radhazi që vërtetoi rënien e lirisë globale. Brutaliteti i pakontrolluar i regjimeve autokratike dhe rënia etike e fuqive demokratike po kombinohen për ta bërë botën gjithnjë e më armiqësore ndaj kërkesave të reja për qeverisje më të mirë. Protestat e vitit 2019 deri më tani nuk kanë arritur të ndalojnë rënien e përgjithshme të lirisë globale, dhe pa mbështetje dhe solidaritet më të madh nga demokracitë e zhvilluara, ata kanë më shumë gjasa të nënshtrohen ndaj reprezaljeve autoritare.

Këtu gjeni të plotë dhe të pikëzuar raportin e “Freedom House”

Etiketimet

“Berisha specialist i dhunës”, deputetët e PS komentojnë protestën e opozitës

3 deputetë të Partisë Socialiste kanë komentuar për Euronews Albania protestën e sotme të opozitës. Petro Koçi është shprehur se Sali Berisha është specialist...

Ukraina i kërkon llogari Turqisë për anijen ruse

Ministria e Jashtme ukrainase tha të enjten se anija ruse e ngarkuar me grurë ukrainas është lejuar që të largohet nga porti turk, Karasu. Ukraina...

Lajçak: Jemi duke përgatitur një takim mes Vuçiçit dhe Kurtit në korrik

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se vizita e tij në Prishtinë dhe Beograd u bë me idenë që...

TË FUNDIT

Edhe 10 ditë bojkot për masat e sigurisë, avokatët kërkojnë protestë para KLGJ

Dhoma Kombëtare e Avokatisë (DHKA) ka vendosur këtë të mërkurë, zgjatjen e bojkotit për seancave e masave të sigurisë edhe për 10 ditë të...