COVID-19, Lulzim Basha mbështet bluzat e bardha: Jeni heronjtë tanë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përgëzuar sakrificën dhe punën e palodhur të bluzave të bardha të Spitalit Infektiv, i cili  tashmë është kthyer në karantinë të plotë. Me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, lideri i opozitës i cilëson mjekët si “heronj të vertetë”.

Ai shton se të gjithë qytetarët i kanë sytë dhe zemrat me mjekët, të cilët natyrisht janë vija e parë e përballjes me pacientët e infektuar me COVID-19.

“Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë! Jeni heronjtë tanë! Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkëqytetarëve tuaj”, shkruan Basha. 

Lideri demokrat garanton mjekët se asnjë shqitar nuk i sheh në mënyrë të çuditshme, por përkundrazi shton Basha, puna dhe përkushtimi i tyre ka respektin e të gjithëve pa asnjë përjashtim.

“Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!
Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkroi Basha në “Facebook”.

Lexoni gjithashtu:

Mesazhi prekës i mjekëve në krye të luftës ndaj coronavirusit: Ju duhet të qëndroni në shtëpi, që ne të bëjmë misionin e vështirë


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER