Kryeministri Edi Rama paralajmëron ashpër shoferët, tregtarët dhe farmacitë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar qytetarët për mirëkuptimin e masave të marra kundër përhapjes së shpejtë të Covid-19. Me anë të një video-mesazhi, shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se kjo është një betejë e gjatë dhe e vështirë që askush nuk e di se kur do mbarojë.

“Sot që flasim numri i të prekurve ka arritur në 33 dhe do të vazhdojë të rritet. Siç na e shpjegon ekpserienca botërore kurbën e epidemisë se coronavirusit nuk kemi në dorë ta ndalim, por vetëm të ngadalësojmë me masa shtrënguese dhe me këtë luftë të prabashkët me zakonet e jetës normale. Masat shtrenguese do të vazhdojmë dhe do të përshkallëzohen, prandaj duhet ta ndajmë mendjen mirë që as nuk mund t’i sfidojmë dhe as s’mund t’i diskutojmë, por vetëm mund t’i zbatojmë ato. Më vjen mirë që shumica juaj e keni mirëpritur këtë shtetrrethim të këtyre tre ditëve dhe dy netëve në Tiranë dhe Durrës. Më vjen mirë po ashtu që deri dhe vlonjatët nuk e kanë shkelur më shumë se të tjerët, dmth fare pak rregullin e moslëvizjes me makinë në qytet. Ky është fillimi fare i një lufte nervash që do të zgjasë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kreu i ekzekutivit tha se ata që shkelin rregulloren e emergjencës dhe dalin në rrugë me makina private apo subjektet tregtare që do rrisin çmimet do të përballen me sanksione të forta. Sipast tij, drejtuesve të makinave do t’iu hiqet patenta dhe subjekteve tregtare dhe farmacive do t’u ndalohet e drejta për të tregtuar mallra dhe barna në të ardhmen.

“Askush nuk e di dhe nuk e thotë dot se sa do të zgjasë. Nuk do të jetë një histori e shkurtër  dhe as shumë e lehtë, përkundrazi.  Masat do të përshkallëzohen bashkë me ndëshkimet. Psh, kush do të kapet në qarkullim në thyrje të rregullores së emergjencës mund ta humbasë patentën përfundimisht dhe të ndalohet për disa vjet të hyjë në kurs për ta rimarrë. Apo kush do të luajë të zgjuarin me çmimin e ushqimeve e të barnave, mund ta humbasë përfundimisht të drejtën të tregtojë ushqime dhe barna dhe me radhë. Ka një sërë sanksionesh të reja, që po përgatiten për të përballuar dezertorët e mundshëm, të cilët në vijim mund ta humbasin luftën e nervave dhe të kuptojnë gabimisht se mund t’ia hedhin nëse shkelin rregullat, absolutisht jo!”, theksoi ai.


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER