Ministrja Besa Shahini: Mësimi nis më 23 mars, të gjitha shkollat do dezinfektohen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini gjatë një komunikimi në Facebook u ka dhënë përgjigje pyetjeve të ardhura nga mësues dhe nxënës në lidhje me mbarëvajtjen e procesit mësimor nga shtëpitë dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me rifillimin e procesit normal të mësimit.

Për pyetjen se “kur do të rifillojë shkolla”, ministrja Shaihini ka nënvizuar se: “Planet tona janë që mësimin ta rifillojmë me datë 23 mars. Task forca për Koronavirusin ka paraparë që mbyllja e shkollave në një afat dy javor deri më 23 mars është e nevojshme, por edhe e mjaftueshme. Në qoftë se kjo ndryshon, do t’ju njoftojmë me kohë”.

Ndërkohë, në lidhje me pyetjen për dezinfektimin e shkollave para rifillimin të procesit mësimor, ministrja shprehet tha se disa shkolla janë dezinfektuar këtë javë dhe disa do të dezinfektohen javën tjetër.

“U kemi çuar një letër të gjitha bashkive që t’i rikujtojmë që të bëjnë dezinfektimin e shkollave para 23 marsit, para se të fillojë mësimi”, u shpreh ajo.

Ministrja Shahini sqaroi se leksionet që po jepen përmes transmetimit në TV kryejnë dy funksione, përsëritja e disa prej leksioneve që janë bërë shkollë, dhe e dyta të mos mbesim mbrapa me mësimet që nuk janë bërë ende dhe duhet të ishin bërë gjatë këtyre dy javëve.

“Por kjo nuk e zëvendëson punën që bëhet direkt me mësuesen. Kështu që ju inkurajojmë dhe kërkojmë nga nxënësit që të rrinë në kontakt të vazhdueshëm me mësuesit. Të marrin instruksionet nga ata se cilat leksione duhet t’i bëjnë vetë në shtëpi, cilat pjesë nga librat duhet t’i lexojnë, cilat detyra të shtëpisë duhet t’i mbyllin gjatë këtyre dy javëve, në mënyrë që kur të kthehemi në shkollë të bëjmë një përsëritje të shkurtër dhe të vijojmë pastaj me orët e tjera që duhet t’i mbyllim këtë gjysmë vjetor”, shprehet ministrja Shahini në video-mesazh.

Ajo tha se edhe për nxënësit e arsimit fillor do të zhvillohen orë mësimore në TV. Ndërkohë, për gjuhën shqipe gjithashtu do të zhvillohen orë mësimi në televizion dhe online. Jo vetëm për arsimin fillor që do t’i mbulojmë javës tjetër, por edhe për arsimin e mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.

“Për nxënësit që kanë provimet e lirimit, Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) po përgatit programet orientuese edhe për klasën e 9-të edhe për klasën e 5-të. Do të jenë në dispozicionin tuaj duke filluar nga java tjetër”, nënvizoi gjithashtu ministrja Shahini.

 


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER