Shqipëria në sfidë me COVID-19, Petrit Vasili: Do ia dalim, të veprohet në dy fronte

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar për Euronews Albania situatën në të cilën ndodhet sot Shqipëria, pas përhapjes së Covid-19. Ai u shpreh i bindur se kjo situatë pandemike do të kalojë, ndërsa pohoi se suksesi më i madh do të ishte përballimi i saj me sa më pak pasoja për jetën e qytetarëve.
 

“Sigurisht që përgjigjja ështe e qartë dhe e prerë: patjeter që do t’ia dalim. Por, në pikëpamje të vlerësimit profesional çështja është për sa kohë ia dalim dha a ia dalim dot me minimumin e atyre që quhet kosto shëndetësore. Kjo ështe një çështje e madhe dhe të gjithë së bashku do japim kontributet tona sipas pozicioneve që kemi, sepse përgjegjësitë janë të atyre që administrojnë situatën në terren. Ne kemi pozicion tjetër, të vezhguesit dhe të sugjeruesit, pse jo edhe të kritikuesit”, tha Vasili.

Numri dy në LSI theksoi se detyrat kryesore që duhet të zbatohen nga struktuarat shtetërore janë përballja me pandeminë epidemike, por edhe shtimi i masave për të mbrojtur ekonominë e vendit.

“Do të kurseja të jepja konsiderata, sepse nuk dua të dekurajojë asnjë masë. Hajde të zbatojmë masat me rigorozitet maksimal, t’i respektojmë ato deri në fund. Në këtë moment jemi në mesin e pandemisë. Të punojmë në dy fronte; të përballojmë pandeminë epidemike dhe njëhërësh duhet të mbrohemi nga pandemia ekonomike shoqërore, pasi shikohet qartë se efektet e saj janë të rënda”, theksoi Vasili.


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER