Masat higjienike në tregje, nuk sigurohet dezinfektues për blerësit para se të prekin produktet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas urdhrit më të ri të Ministrisë së Shëndetësisë të gjithë shitësit në dyqane dhe njësi tregtare, gjithashtu për klientët që hyjnë në këto ambiente duhet të sigurohet solucion dezinfektues. Mirëpo nga vëzhgimi që Euronews Albania ka bërë në rrugët e kryeqytetit vihet re se ky urdhër nuk zbatohet plotësisht.

Qytetarët na tregojnë se ushqimoret janë më të rregullta në zbatimin e masave higjienike, megjithatë në tregjet e fruta-perimeve nuk u sigurohet gjithmonë dezinfektues duarsh para se të bëjnë blerjet.

“Ne dezinfektohemi vetë, se nuk të ofron kush në këto kushte”, tregon një qytetare.

Ndonëse të paktë në numër, ka ende shitës në tregjet e fruta-perimeve të cilët teksa u shërbejnë klientëve nuk mbajnë maska apo doreza. Nga ana tjetër zbatimi i urdhrit për sigurimin nga njësitë tregtare të solucionit dezinfektues për klientët, para se të vijojnë blerjet, duket si i pamundur për tregtarët.

“Ne nuk mund tu shërbejmë  çdo klienti, se nuk ja dal dot jo se nuk dua”.

“Ku ta vë unë, se këtu nuk ka vetëm një hyrje ka dy tre, është e pamundur”, shprehen tregtarët.

Ajo çfarë vihet re është se qytetarët vazhdojnë të ruajnë distancën prej më shumë se një metri nga njëri-tjetri.


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER