Nis Programi “BE për shkollat”, 15 milionë euro për rindërtimin e 22 objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

U nënshkrua të mërkurën Programi “BE për shkollat” midis ambasadorit të BE-së në Shqipëri, z. Luigi Soreca, dhe Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së, znj. Limya Eltayeb, për të mbështetur qeverisjen qendrore dhe vendore në përshpejtimin e procesit të rimë pas tërmetit të 26 nëntorit, përmes riparimeve dhe rindërtimeve të objekteve arsimore.

Nga fondi prej 15 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian do të rindërtohen 22 objekte arsimore të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri, nga do të përfitojnë 7 500 nxënës dhe mësues shkollash

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, z. Luigi Soreca, u shpreh se BE premtoi ndihmë dhe po e ofron atë shpejt.

“Shkollat janë mishërimi më i mirë i ringritjes dhe besimit në të ardhmen. Nisja e asistencës së ofruar nga BE pas tërmetit me shkolla të standardit më të lartë ndërkombëtar është veprimi më i mirë për t’u ndërmarrë. Përgjigja e Bashkimit Evropian tregon edhe njëherë se Shqipëria jo vetëm është afër gjeografikisht, por edhe afër zemrave dhe mendimeve tona”, tha ambasadori.


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER