Bileta për t’u kthyer në Shqipëri rezervohet vetëm pasi je ‘akomoduar’ në karantinë, si funksionon sistemi elektronik i ‘Air Albania’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja Belinda Balluku, në një intervistë për Euronews Albania sqaroi me detaje procedurën që duhet të ndjekin shqiptarët të cilët duan të kthehen në Shqipëri me valën e dytë të riatdhesimit, të organizuar nga qeveria shqiptare.

Znj. Balluku tha se në këtë rast, ndryshe nga rasti i emigrantëve në Kakavijë, kemi të bëjmë me një riatdhesim të organizuar në detaje sipas një sistemi elektronik.

Ministrja përsëriti edhe një herë faktin se asnjë shqiptar nuk do të riatdhesohet nëse më parë nuk plotëson formularin për akomodim në hotelin-karantinë.

“Është një sistem elektronik që nuk ka gabime. Qytetari duhet të aksesojë faqen e Air Albania, rubrikën ‘riatdhesime’, aty i jepet mundësia e klikimit të një linku ku janë të shfaqura të gjtha mënyrat e akomodimit .

Nëse do qëndrojnë në dhomë teke, apo është një çift me fëmijë dhe vetëm kur përfundon rezervimi dhe pagesa ushqimore , 98 euro për 14 ditë, është vetëm pagesa ushqimore, atëherë sistemi i gjeneron një vërtetim nga hoteli, që përveçse tregon se rezervimi është kryer dhe pagesa është kryer, lëshon edhe një kod që është unik dhe do të përdoret  pasi kthehemi pas në faqen e “Air Albania” duke klikuar në rezervimin e biletës. Dhe bileta rezervohet vetëm me kodin e lëshuar nga akomodimi në karantinë.  

Pra, duhet të rezervosh fillimisht akomodimin karantinues  dhe më pas biletën. Me lëshimin e biletës, udhëtari njoftohet nga Air Albania përmes një njoftimi personal për datën, vendin dhe orën”, tha ministrja.

Balluku siguroi se të gjithë avionët e ‘Air Albania’ janë të dezinfektuar dhe pas çdo 60 minutash udhëtim bëhet një pushim me qëllim dezinfektimin e tyre.


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER