Eugena Tomini tregon kur përfundon epidemia e COVID-19 në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini thotë se, vendi ynë do të ketë kaluar epideminë e COVID-19 në javën e dytë të qershorit. Por, kjo nuk do të thotë se do të zhduket plotësisht virusi pasi rastet sporadike do të vijojnë të shfaqen deri në vjeshtë. Znj. Tomini pavarësisht këtij parashikimi pozitiv që bëjnë ekspertët e ISHP-së theksoi se, distancimi fizik, mbajtja e maskave dhe dorashkave do të mbeten në fuqi bashkuar me masat e higjienës.

“Në bazë të parashikimeve dhe të specialistëve të ISHP kemi pasur një pik, por jo një pik progresiv në javën e 4 dhe të 5 dhe më pas me një tendencë që ka qenë një kurbë epidemike ne formën e sharrë me ulje dhe ngritje, për shkak të qarkullimi vatror të epidemisë përveç një transmetimi komunitar që ka pasur në javën e fundit të marsit. Më pas kemi izoluar dhe mbajtur në kontroll vatrat, duke çuar që sot jemi në ato nivele ku kemi vetëm 7 raste”, deklaroi shefja e Epidemiologjisë në ISHP.

‘Parashikojmë që në bazë të pikut të epidemisë që të kemi një periudhë të sheshtë dhe më pas të kemi ulje dhe zbritje. Sipas parashikimeve presim që në javën e dytë të qershorit të jemi në bishtin e epidemisë, por nuk do të thotë se do të kemi zhdukje pasi raste sporatike  parashikojmë të kemi dhe në vijim në sezonin e verës. Më pas në sezonin e vjeshtës, në sezon gripi, të kemi përsëri raste të COVID-19”, shtroi znj. Tomini.

Sa i takon bizneseve me mbipopullim, shefja e Epidemiologjisë në ISHP u bëri thirrje që të respektojnë protokollin e sigurisë që është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në e-Albania, pasi në rast se do të konstatohet se nuk është respektuar distancimi fizik prej 1.5 metra mes punonjësve atëherë do të ketë gjobitje dhe deri në mbyllje të aktivitetit.

Etiketimet

Kili tronditet nga tërmeti 5.7 ballë

 Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur Kilin, por ende  nuk ka raportime për dëme të mëdha materiale apo të lënduar, raporton Reuters. Tërmeti i...

13 të vdekur nga moti i keq në Europë, mes viktimave edhe fëmijë

Stuhi të fuqishme kanë goditur zona të Evropës qendrore dhe jugore, duke vrarë të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë. Vdekjet, shumica nga rënia e...

Debati mbi ‘pasaportat e arta’, 5 lajmet kryesore

BE kundër ‘pasaportave të arta’: Nxisin krimin e organizuar dhe pastrimin e parave Qeveria shqiptare po kërkon investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë...

TË FUNDIT

Zeka: Tensionet në Veri të koordinuara nga Kurti e Vuçiç për të fshehur dështimin

Analisti Milaim Zeka thotë se takimet në Bruksel mes liderit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç  nuk ka për qëllim...

Bie në kanal, humb jetën 51-vjeçari në Laç

Një 51-vjecar ka humbur jetën aksidentalisht mbrëmjen e së enjtes në Laç. Përmes një njoftimi zyrtar policia lokale sqaroi se 51-vjeçari Y.T dyshohet se ka...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?