Lehtësohen masat për fundjavën, të shtunën do të lejohen të qëndrojnë hapur edhe ushqimoret e farmacitë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka lajmëruar masa të reja për lëvizjen e qytetarëve  gjatë fundjavës. Shefi I qeverisë me një shënim në rrjetin social “Facebook” bën me dije se të shtunën dhe të dielën pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10 të paradites, ndërsa kategoritë e tjera të shoqërisë do të duhen të qëndrojë mbyllur duke respektuar masat e izolimit.

Liri për të lëvizur parashikohen edhe për prindërit dhe fëmijët deri në moshën 14 vjeç.

“Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30”, shkruan Rama.

Shefi i ekzekutivit thekson se të shtunën dhe të dielën, do të do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30, kurse të dielën të gjitha do të jenë të mbyllura.

“Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30, të dielën të gjitha mbyllur. Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private. Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej. Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t’ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj”, thekson Rama.

Etiketimet

Rekrutët ukrainas në Britaninë e Madhe, stërviten kundër pushtuesve rusë

Deri pak javë më parë, Serhij ishte një analist biznesi në një kompani elektronike. Ndërsa Zakhar ishte një inxhinier. Tani ata janë ushtarë që...

Kanabis me postë nga Britania e Madhe, arrestohen dy të rinjtë

Dy persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Green mail 2”. David Shehu dhe Mariglen Vata, të dy 18 vjeç, u...

E quajtën terrorist, shkrimtari tregon si nisi incidenti me muxhahedinët

Shkrimtari, Gjergji Thanasi ishte pjesë e incidentit të ndodhur në Panairin Veror të Librit në Durrës pasditen e së mërkurës, ku një grup muxhahedinësh...

TË FUNDIT

Burg për 29-vjeçaren që aksidentoi për vdekje një këmbësor dhe plagosi tre të tjerë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" per 29-vjeçaren, Elinta Garo. Ajo do të qëndrojë në burg për 30 ditë, deri në...

Tensionet Kinë-Tajvan, ishulli reagon me stërvitje ushtarake

Tajvani mbajti një stërvitje ushtarake ditën e enjte, me raketa dhe topa që simuluan një përgjigje ndaj një sulmi eventual kinez. Gjithashtu, autoritetet e ishullit...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?