Studentët në auditore për tri javë, ministrja e Arsimit tregon si do procedohet me universitetet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, në një komunikim për mediat ditën e sotme tregoi se si do të procedohet me arsimin e lartë dhe mësimin në universitet.

Teksa theksoi faktin se mësimi online ka krijuar pabarazi mes studentëve, ministrja tha se në bashkëpunim me universitetet dhe pas propozimeve të marra prej tyre, ministria kishte hartuar një rregullore me 4 pika.

Znj. Shahini tha se në bazë të kësaj rregulloreje, studentët duhet të rikthehen në auditore të ndarë në 2 grupe gjatë muajit qershor dhe gusht, ndërsa shtoi se nisur nga vonesat, viti i ri akademik do të nisë në nëntor.

“Rektorët kanë sjellë propozimet e tyre për mbylljen e vitit akademik, që siguron në radhë të parë ruajtjen e shëndetit të studentëve. Bazuar mbi këto propozime, ministria kërkon nga universitetet marrjen e disa masave për mbylljen e drejtë të vitit akademik.

E para, t’i jepet prioritet punës me studentët që do të diplomohen. Të mundësohet kthimi në auditore për studentët që diplomohen, 3-4 javë në muajin qershor 2020. Provimet për këta studentë do të jenë në muaj korrik-gusht.

Elementi i dytë, studentët e vitit të parë dhe të gjitha niveleve të tjera të ndërmjetme kthehen në auditor më 25 gusht për 3-4 javë. Provimet dhe riprovimet e këtyre studentëve zhvillohen në tetor. 

Kjo bëhet që sigurohen kushtet për higjienizimin e mjediseve dhe që të sigurohet distancimi social mes studentëve mes tyre dhe pedagogëve.

Elementi i tretë, mësimi online do vazhdojë deri në fund të programit të planifikuar. Ministria e Arsimit po përfundon edhe rregullimet që normojnë mësimin online sipas praktikave më të mira. Elementi i katërt, viti akademik do të zgjatet për 2 javë dhe fillojmë vitin e ri akademik në nëntor”, tha ministrja Shahini.

Etiketimet

Stuhi tropikale në Japoni, urdhër për evakuimin e 72 mijë banorëve

Stuhia tropikale “Meari” po zhvendoset përgjatë ishullit kryesor të Japonisë, Honshu, pasi goditi prefekturën e Shizuokës. Stuhia goditi gjithashtu edhe rajonin e Kantos gjatë të...

Viktima nga shpërthimet në Ekuador e Armeni, 5 ngjarjet kryesore të ditës

Shpërthim dhe të shtëna në qytetin port të Ekuadorit, 5 viktima Të shtënat me armë zjarri dhe një shpërthim pasues la të paktën 5...

‘DokuFest’ ul siparin, ndahen çmimet për garuesit

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe me metrazh të shkurtër “DokuFest” ka ulur siparin e edicionit të 21-të. “Fabrika e punëtorëve” e regjisorit kroat Srdjan...

TË FUNDIT

Hasi, vendi me numrin më të lartë të emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar

Daily Mail i ka kushtuar një reportazh, qytetit të Hasit, ose siç njihet ndryshe “Anglisë së vogël”. Vendit të cilit Mbretëria e Bashkuar, i ka...

Shuhet regjisori Kristaq Dhamo

Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisori Kristaq Dhamo.  Dhamo njihet si babai i kinematografisë shqiptare. Ai realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?