Ministria e Arsimit ka njoftuar se më 12 qershor do të zhvillohen zgjedhjet në universitete për rektorë e anëtarë senati. Studentë të shumtë kanë kundërshtuar këtë datë, pasi për shkak të virusit, ata nuk do të mund të jenë të pranishëm për të votuar.
Anëtarë të Qëndresës Qytetare kanë nisur një formë të veçantë proteste, ndërsa vendimi është kundërshtuar dhe nga studentët e Fakultetit Juridik. Në rast se Ministria e Arsimit nuk ndryshon vendimin, përfaqësues nga radhët e studentëve kanë pohuar se çështjen do ta çojnë në Gjykatën Administrative.
Disa ditë më parë, Universiteti i Tiranës përmes një njoftimi zyrtar ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në disa media se në UT do të zhvillohen zgjedhje për autoritete dhe anëtarë të Senatit Akademik të UT.
Sipas UT, kjo iu është bërë me dije mediave nga një grup personash, që në fakt janë ish-anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) në Universitetin e Tiranës.
Mund të lexoni gjithashtu: