Raporti i “Freedom House” për rënien e demokracisë në Shqipëri, Rama fajëson opozitën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit të përvitshëm të “Freedom House” për vendet në tranzicion, ku vërehet se gjatë vitit 2019 pati rënie të nivelit të demokracisë në disa prej vendeve të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu dhe Shqipërinë.

Shefi i ekzekutivit thekson se nga raporti, i cili mat lirinë demokratike në 195 shtete të botës qysh prej vitit 1973,  bën me dije se Shqipëria është vendi me indeksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor.

“Kur e bardha bëhet e zezë dhe s’ka asgjë në mes, mbetet vetëm një “merr e jep” shterpë mbi lirinë e medias, që ka padiskutim të gjithë lirinë e të drejtat të thotë ç’i vjen për mbarë dhe ankohet gjithnjë për mungesë lirie, sa herë të tjerët, përfshirë edhe mua, ushtrojnë të drejtën e tyre të kundërshtimit ndaj të pavërtetave apo gjysmë të vërtetave të saj, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!

Sot një gazetar i dëshpëruar për Shqipërinë që paskej rënë teposhtë, e fundit në Ballkan sipas tij, në Raportin e “Freedom House” për lirinë, donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegjja për këtë lajm të zi! Mirëpo ja çfarë del në fakt nga raporti që mat lirinë demokratike në 195 shtete të botës qysh prej vitit 1973:-Shqipëria është vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka një indeks të lirisë prej 67 pikësh”, thekson Rama.

Ai epranon faktin se Shqipëria ka rënë me një pikë krahasuar me vitin e kaluar dhe për këtë fakt ai fajëson opozitën dhe protestat e saj në 2019.

“Serbia, vendi i dytë në klasifikimin rajonal, ka shënuar një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë. Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65 që kishte vitin e shkuar. Kosova mbetet e parafundit në listë, por me një progres prej dy pikësh (56 pikë nga 54 të vitit të kaluar), ndërsa Bosnja është në një stanjacion të plotë, duke qëndruar në vendnumëro, e fundit përsa i përket lirive në rajon. Po, e vërtetë, kemi rënë me një pikë krahasuar me vjet dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, siç ishte plani i dështuar i trazirave të vjetshme, të cilat u projektuan për t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe dogjën opozitën. Ah po, kur ne morëm në dorë qeverisjen e vendit, Shqipëria ishte e fundit”, shkruan Rama.

 Lexoni gjithashtu:

Raporti i “Freedom House” për vendet në tranzicion, Shqipëria rënie në treguesit e qeverisjes demokratike

Raporti i “Freedom House”, Meta: Kambanë alarmi, është koha për një ringritje të menjëhershme

 

 


Etiketimet

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER