Rindërtimi në dorë të kompanive, numri i shtëpive që do të ndërtohen vendoset me marrëveshje me firmat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria shqiptare nuk ka një numër ekzakt se sa banesa individuale do të ndërtohen në kuadër të programit të rindërtimit.

Pas rihapjes së procedurës së tenderimit në datën 28 prill nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Euronews Albania mëson se krahas ndryshimit të mënyrës së ndërtimit të shtëpive, nga parafabrikat në ato tradicionale me kolona dhe betonarme, në dokumente e tenderit nuk ka një shifër fikse se sa shtëpi do të ndërtohen me rreth 74 milionë dollarët e alokuar për këtë institucion për programin e rindërtimit të banesave individuale.

Nëpërmjet një përgjigje zyrtare për Euronews Albania mbi mundësinë e ndryshimit të numrit të shtëpive që do të ndërtohen, Fondi njoftoi se “Mbi ndryshimin e numrit të njësive të banimit që do të ndërtohen procedura e prokurimit është konceptuar të ketë një marrëveshje kuadër dhe numri i banesave do të kushtëzohet nga ofertat e operatorëve të kualifikuar në fazën e dytë”.

Kësisoj do të pritet data 8 maj, që është edhe afati i lënë, për të parë listën e kompanive të ndërtimit që do të kualifikohen për fazën e dytë të tenderit dhe do të shihet se sa para do të kërkojnë ata, në mënyrë që Fondi Shqiptar i Zhvillimit të përllogarisë edhe numrin e banesave individuale që do të ndërtohen.

Ajo që nuk kuptohet është mënyra se përse FSHZH ka zgjedhur këtë lloj prokurimi, në një kohë kur fondi limit është i paracaktuar dhe numri i banesave të shembura nga tërmeti në 10 bashkitë e vendit është përllogaritur nga njësitë vendore.


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER