Shtyrja e zgjedhjeve në universitet, Shahini sulmon PD dhe i njeh meritat Presidentit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë të ditur se shtyrja e zgjedhje në universitete për një afat të pacaktuar, ka ardhur nga kërkesa e vetë studentëve, pasi e kanë të pa mundur që të votojnë. Në këtë mënyrë i është përgjigjur Partisë Demokratike, e cila sipas saj këtë shtyrje është përpjekur ta cilësoi si betejë të fituar prej saj. Nga ana tjetër, ministrja i ka njohur meritat Presidentit, Ilir Meta.

“Pa patur mundësi të votojnë studentët, natyrisht që nuk mund të ketë zgjedhje të mirëfillta nëpër universitete. Përderisa nuk kishim siguri se data e mëparshme mundësonte gjithë përfshirjen e studentëve, u detyruam ta shtyjmë atë. Vendim ky, i ndërtuar mbi propozimet e vetë studentëve dhe i koordinuar me të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, përfshirë edhe zyrën e Presidentit”, shprehet znj. Shahini.

“Në këtë kontekst, deklaratat e PD-së për “beteja” opozitare janë absurde. Në vend të sajimit të kauzave të paqena, do ndihmonte shumë politikëbërjen arsimore sikur energjitë opozitare të kanalizoheshin në kauza reale që do të përmirësonin cilësinë dhe menaxhimin në arsim”, ka përfunduar ministrja.

Zgjedhjet në universitetet publike të vendit, ku do të votohej për rektorët dhe dekanët ishin parashikuar ë mbaheshin në fund të muajit mars, por për shkak të pandemisë ato u shtynë më 12 qershor. Por, sërish pati reagime kundër duke shkaktuar tension.

Më herët, gjatë ditës së sotme në një deklaratë të bërë nga Partia Demokratike thuhej se, “tërheqja e qeverisë nga krimi zgjedhor i mbajtjes së zgjedhjeve pa zgjedhës në arsimin e lartë është një betejë e rëndësishme e fituar nga pedagogët dhe studentët, me mbështetjen e opozitës”.

Ndërsa dje në mbrëmje ishte Presidenti, Ilir Meta, i cili duke e konsideruar procesin të rëndësishëm për të rinovuar autoritete e reja dhe organet drejtuese të Arsimit të Lartë, kërkoi që procesi të jetë gjithëpërfshirës.

Etiketimet

‘Një ferr i vërtetë’, Zelenski: Donbasi është shkatërruar plotësisht

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka akuzuar Rusinë se e ka kthyer rajonin lindor të Donbasit në "ferr", ndërsa luftimet intensive atje vazhdojnë, raporton BBC. Duke...

Mercedesi i rrallë i 1955 shitet në ankand me çmim rekord

Një Mercedes jashtëzakonisht i rrallë ka thyer rekordin botëror duke u bërë makina më e shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ndonjë ankand, sipas...

SHBA do të armatosë Ukrainën me raketa kundër Flotës së Zezë Ruse

Zyrtarët amerikanë po konsiderojnë armatosjen e ushtrisë ukrainase me raketa të avancuara kundër anijeve, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters. Duke cituar zyrtarë të administratës...

TË FUNDIT

Kreu i Shoqatës të Jetimëve: Problemi kryesor është baza ligjore

Lulzim Resuli, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët me mungesën e kujdesit prindëror kanë...

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER