Pas veprimit të ministrisë së Arsimit, e cila vendosi sot të shtyjë datën e zgjedhjeve në Universitete për rektor dhe anëtarë senati, ka reaguar Partia Demokratike. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, selia blu thekson se tërheqja e qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve është një betejë e rëndësishme e fituar nga pedagogët dhe studentët, me mbështetjen e fortë të Partisë Demokratike.
Partia Demokratike shkon më tej me deklaratën e saj, ndërsa thotë se Rama me mbajtjen e zgjedhjeve në këtë kohë pandemia synonte të fuste nën kontroll arsimin e lartë përmes ushtarëve të tij.
“Partia Demokratike dënon presionin dhe shantazhin e ushtruar gjatë këtyre ditëve ndaj pedagogëve dhe studentëve dhe paralajmëron Edi Ramën dhe veglat e krimit të organizuar brenda arsimit të lartë që të mbajnë larg duart nga Universitetet. Edi Rama dhe Besa Shahini duhet të kenë të qartë se askush nuk mund të cënojë dinjitetin e pedagogëve dhe studentëve shqiptarë. Askush nuk mund të urdhërojë zgjedhje pa pedagogë dhe pa studentë. Askush nuk mund të injorojë vullnetin e tyre, për një proces të rregullt dhe ligjor të zgjedhjeve në Universitete.”, thuhet në reagimin e PD-së”, thuhet në deklaratën e PD.
Teksa shprehet se respekton autonominë e universiteteve, Partia Demokratike garanton studentët dhe pedagogët se do t’i mbështesë në kauzën e tyre.
“Duke respektuar autonominë e universiteteve, Partia Demokratike nuk ndërhyn në zgjedhjet e tyre, por sigurojmë studentët dhe pedagogët se do të vazhdojmë të jemi në krah tyre dhe do ta ngremë zërin për çdo shqetësim të arsimit të lartë. Partia Demokratike dënon presionin dhe shantazhin e ushtruar gjatë këtyre ditëve ndaj pedagogëve dhe studentëve dhe paralajmëron Edi Ramën dhe veglat e krimit të organizuar brenda arsimit të lartë që të mbajnë larg duart nga Universitetet”, thuhen më tej në deklartën e selisë blu.
Lexoni gjithashtu:
Situata nga COVID-19, Ministria e Arsimit shtyn zgjedhjet në universitete