Hapja e restoranteve, pronarët ankohen për penalizimin që vjen nga orari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Restorantet do t’i rikthehen sërish aktivitetit të tyre të zakonshëm më 18 maj, por këtë herë me disa kufizime. Qemal Alushi, pronar i një kantine dhe restoranti në Prezë, tregon se piku i klientëve arrihet pikërisht në orarin e vendosur nga qeveria për mbylljen e restoranteve.

“Qeveria dhe dikasteret përkatëse kanë të drejtat që të vendosin disa masa shtrënguese deri në atë pikë që neve të na lejohet që ta shtojmë aktivitetin tonë. Në rast se ne jemi deri në 17:30, një restorant këtu ku jemi ne në këtë orar fillojmë punën, pasdite. Në rast se do të jetë deri në 17:30 ne jemi të penalizuar. Më mirë të mos e kishim hapur fare se sa të fillojmë ashtu”, thotë ai.

Pavarësisht mbylljes së aktivitetit prej dy muajsh, Alushi tregon se është përpjekur që të përfshijë disa prej punonjësve në punë të ndryshme, si dhe shton se ata e kanë përfituar pagën e luftës.

“Po, pagat e luftës i ka marrë i gjithë personeli. Jemi munduar gjatë kësaj kohe meqë kemi kantinë, vreshtari, jemi munduar të mos i shkëpusim punonjësit dhe t’i mbajmë në gatishmëri për punën”, shton biznesmeni.

Masat e vendosura nga qeveria për hapjen e restoranteve lidhen më së shumti me distancën ndërmjet tavolinave si dhe dezinfektimin e ambientit, por dhe mbajtjen e maskave dhe të dorezave nga punonjësit. Alushi tregon se në restorantin e tij po merren të gjithë këto masa.

“Kemi mbjellë shumë pemë dekorative dhe frutore në të gjithë sipërfaqen plus kësaj këtë javë së bashku me personelin do të merremi me për të plotësuar kushtet e vëna si dezinfketimet, dorezat, maskat dhe distancat që duhen. Këto do të ndryshojmë këtë herë”, tregon ai.

Pronari i restorantit në Prezë shprehet besimplotë për ecurinë e biznesit të tij, duke iu përshtatur normalitetit të ri. “Njëlloj nuk mund të jetë nuk diskutohet ajo, por themi se me punën që kemi pasur, me atë ecuri, korrektësi dhe shërbim dhe me atë cilësi, themi që ne do të ambientohemi shpejtë me tregun”, përfundon Alushi.


Etiketimet

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Mungesa e kuorumit në Gjykatën e Lartë mban ‘peng’ Kushtetuesen

Procedurat për zgjedhjen e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë ngecur për shkak të mungesës së kuorumit në Gjykatën e Lartë. Aktualisht Gjykata e Lartë...

Dialogu me Serbinë, Escobar-Lajçak vizitë të përbashkët në Kosovë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do të vizitojë Kosovën në fund të janarit bashkë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER