4 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, dita me pozitivitetin më të ulët që nga nisja e epidemisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 4 raste të reja me COVID-19 në 243 teste të kryera. Në komunikimin e përditshëm me publikun, dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, bëri me dije se aktualisht 24 persona janë ende të shtruar në spitalet COVID dhe 163 persona janë të prekur aktivë.

“Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 %.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitive 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Të shëruar janë 28 qytetarë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë.

682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike”, tha ajo.

COVID-19 – Statistika (12 Maj 2020)

Testime totale                   11332

Testime molekulare                10802

Testime serologjike                   530

Raste pozitive                        876

Raste të shëruara                        682

Raste Aktive                              163

Humbje jete               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

   

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           70

Krujë            51

Shkodër        16

Kamëz          12

Fier                 5

Kurbin            3

Elbasan           2  

Mirditë           1

Berat              1

Durrës            1

Korçë             1


Etiketimet

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Mungesa e kuorumit në Gjykatën e Lartë mban ‘peng’ Kushtetuesen

Procedurat për zgjedhjen e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë ngecur për shkak të mungesës së kuorumit në Gjykatën e Lartë. Aktualisht Gjykata e Lartë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER