Basha: Asnjë formë propagande nuk e fsheh dot pandeminë ekonomike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujtoi gjatë ditës së sotme problemet financiare me të cilat po përballen bizneset në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook ai theksoi se “asnjë formë propagande” apo “cirku qeveritar” nuk e fsheh dot pasigurinë dhe varfërinë me të cilën po përballen sot bizneset dhe familjet shqiptare.

“Janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi. Edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha. Mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë prej tyre ndërsa të shumtë janë dhe ata që janë detyruar të heqin të punësuar nga listpagesat,” – shkuran Basha ndërsa thekson se shumica e qytetarëve i kanë respektuar rregullat e higjienës.

Opozita këmbëngul se qeveria ka lënë pa ndihma shumicën e qytetarëve dhe bizneseve, ndërsa nuk ka hequr taksat, duke e konsideruar recesionin ekonomik që ka nisur të ndihet si “pandemia ekonomike e qeverisë Rama”.

“Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama. Asnjë formë propagande dhe cirku qeveritar nuk e fsheh dot pasigurinë dhe varfërinë e tejskajshme që po pllakos në familjet shqiptare,” – shprehet Basha.


Etiketimet

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER