Reforma zgjedhore, Ilirjan Celibashi: Palët duhet të pranojnë një herë rregullat, pastaj të shkojnë në zgjedhje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh optimist se bisedimet mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me reformën zgjedhore do të përmbyllen me sukses brenda majit për të arritur në një marrëveshje, që siç tha iu intereson të gjithëve pasi shumë shpejt vijnë zgjedhjet.

“Secila ka pikëvështrimin e vet. Po duhet të kuptojnë secili nga palët politike se është e vështirë që të arrihet maksimumi i interesave të tyre në këtë proces.

Pjekuria politike kërkon prej tyre që ta mbyllin reformën, në mënyrë që të vijohet më tej me procesin zgjedhor. E shoh të mundur përfundimin e reformës deri më 31 maj. Duhet vetëm pak më shumë vullnet, opozita duhet të kuptojë se ndonjëherë është e vështirë të marrë maksimum e asaj që kërkon. Është e rëndësishme të shikojë nëse çështjet kryesorë që ajo ka pasur lidhur me reformën zgjedhore gjendet të mishëruara në reformën zgjedhore apo jo, pastaj detajet janë tjetër gjë”, tha z. Celibashi.

Sipas ish-kryetarit të KQZ, problemi më i madh në Shqipëri nuk janë proceset zgjedhore, të cilat siç tha jo gjithmonë kanë qenë problematike, por mënyra se si palët shkojnë në ndryshimin e ligjit zgjedhor, në ndryshimin e rregullave të lojës.

“Tensioni politik mes palëve që i paraprin ndryshimeve zgjedhore reflektohet edhe në procesin zgjedhore.

Ndryshimet e ligjit zgjedhor mund të përmirësojnë administrimin e procesit, të eliminojnë mundësitë për t’i dhënë dorë njërës palë të ndërhyjë, por është e rëndësishme që palët të kenë vullnetin të pranojnë rregullin mbi mënyrën si zhvillohen zgjedhjet e më tej të shkojnë në zgjedhje. E në këtë më së shumti përgjegjësia i takon atij që është në pushtet”, tha z. Celibashi.

Teksa pranoi se në Shqipëri është e vështirë që administrimi i procesit zgjedhor të përjashtojë prezencën e partive politike z. Celibashi e cilësoi të përligjur sensibilitetin e opozitës në këtë çështje.

“Duhet gjetur mekanizmi që nga një anë të kënaqë kërkesën e opozitës për të qenë pjesë e administrimit zgjedhor, por nga ana tjetër duhet bërë edhe depolitizimi i administrimit të zgjedhjeve”, tha ai.


Etiketimet

Berisha akuzon ambasadoren Kim se po mbështet ‘prokurime direkte’

Berisha mesazh për Kim: As për 100 vjet s’do gjejnë prova ndaj meje Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët e Patosit në 31-vjetorin e themelit të degës së Partisë Demokratike....

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER