Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryeministrin e vendit, Edi Ramën. Takimi mes tyre vjen pas zhvillimeve të fundit për prishjen e teatrit dhe protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, protestë kjo e cila u mbështet edhe opozita e bashkuar.
Ky takim vjen në një situatë të tensionuar politike, ku opozita e bashkuar akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kryearti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se opozita do të vijojë rezistencën e saj me protesta deri në largimin përfundimtar të qeverisë së kryeministrit Rama.
Shefi i selisë pas takimit që zhvilloi sot me 18 ambasadorë të Bashkimit Evropian u shpreh skeptik sa i takon diskutimeve për reformën zgjedhore. Ai akuzoi Partinë Socialiste për mungesë vullneti dhe që sipas tij, PD-ja refuzon të bëhet fasadë në këtë proces.
“Nuk varet nga ne rikthimi në tryezë. Vullneti nuk shprehet me fjalë, por me vepra. më shumë se kurrë sot topi është në anën e PS. Qeveria nuk ka vullnet për reformë zgjedhore. Ajo ka refuzuar të gjitha propozimet tonë. Ne do shfrytëzojmë rastin më të afërt për zgjedhje të reja dhe me standarde për qytetarët shqiptarë”, tha kryedemokrati.