Policia me “çimka”, deputetët kundër nismës. Lleshaj: S’mund të parandalojmë krimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria kërkon t’i japë të drejtë Policisë së Shtetit që të kryeje përgjime ambientale gjë që e kishte materializuar në një projektligj. Komisioni për sigurinë Kombëtare mori sot në shqyrtim draftin e qeverisë ku ministri, Sandër Lleshaj me ngulm kërkoi miratimin sa më të shpejtë nën argumentin se pa këtë mekanizëm, Policia nuk mundet dot që të bëj parandalimin e krimeve.

“Kjo nevojë ka ardhur të nderuar deputet për arsye se Policisë shqiptare i mungojnë instrumentet për të ushtruar funksionin bazë të saj që është parandalimi. Parandalimi është atribut ekskluziv i policisë. Nëse ju nuk doni t’ia jepni, mos ia jepni po mos i kërkoni pastaj gjëra për të cilat nuk i keni dhënë instrumentet”, tha z. Lleshaj.

Por ngutësinë e qeverisë nuk e kishin deputetët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Ndonëse të së njëjtës parti, drafti nuk kishte simpatinë e ligjvënësve të cilët shprehën disa rezerva.

“Të rrisësh dhe ti krijosh mundësinë një punonjësi policie çfarë do lloj grade që të krijojë mundësinë për të përgjuar në përgjime ambientale më duket që kemi të bëjmë me kalim të kompetencave të këtij organi”, u shpreh Xhemal Qefalia.

Si kundër argument ministri Lleshaj kishte krahasimin me punës së medias me ato që kërkon të bëj policia por sërish nuk i bindi deputetët.

“A ju ka bërë përshtypje të nderuar deputet që në mediat e Shqipërisë kemi përgjime ambientale të bëra nga përfaqësues të medias dhe që janë jashtë çdo lloj penalizimi”, tha ai.

“ Kushdo që përgjon në kundërshtim me ligjin, të gjithë janë në shkelje të ligjit. Dhe nëse ju si polici vazhdoni ta bëni këtë edhe ju të njëjtën gjë bëni, shkelni ligjin. Dhe tani që kërkoni ta bëni në ligj, kjo i ul vlerat e një shteti nomral. Nuk ka punë ministri të di se kush përgjohet. Ministri është person politik”, tha Qefalia.

Të njëjtat shqetësime që Kishte Komisioni i Sigurisë kishte paraqitur edhe Prokuroria e Përgjithshme nëpërmjet një opinioni, dërguar deputetëve. Për të marrë një përgjigje mbi shqetësimet që u ngritën, komisioni vendosi që shqyrtimi i projektligjit të vijonte pasi të merrte mendimin e Komisionit të Ligjeve, i cili ka si objekt edhe të drejtat e njeriut.

Etiketimet

Harta e re gjyqësore, priten masa disiplinore për avokatët që thyen bojkotin

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin për hartën e re...

Berisha-mazhorancës: Pse s’guxoni të flisni për gjenocidin serb në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi një rezolutë të njerëzve me qëndrim të dyfishtë atë të mazhorancës për gjenocidin serb në Srebrenicë. Qeveria,...

Greqia do të rris pensionet në 2023, nisma pas më shumë se një dekade

Për herë të parë në më shumë se një dekadë, duke nisur nga viti 2023, Greqia do të rritë pensionet. Ishte ky premtimi i dhënë...

TË FUNDIT

Ulet sërish çmimi i naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet. Duke nisur nga kjo e enjte nafta do të shitet me 235 lekë/litër. Benzina do të...