6 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, 1 prej të cilëve mjek

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 102 testime dhe kanë rezultuar 6 raste pozitive me COVID-19.

Në komunikimin e përditshëm me publikun, dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik se rastet e konfirmuara janë 4 në Tiranë (nga të cilët një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat.

“Të identifikuarit pozitivë për COVID-19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë”, tha dr. Tomini.

COVID-19 – Statistika (1 Qershor 2020)

Testime totale                         16277

Testime molekulare                14825

Testime serologjike                 1452

Raste pozitive                          1143

Raste të shëruara                       877

Raste Aktive                             233

Humbje jete                                33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           147

Durrës           28

Krujë             17

Shkodër         10

Kamëz            10

Mat                9


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER