Dështimi me afatin e ‘Zgjedhores’, Basha mbledh aleatët, ambasadorët mësyjnë në selinë e PD

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në një takim aleatët sot, pas dështimit për të arritur konsensus për reformën zgjedhore në tryezën e Këshillit Politik mbrëmjen e 31 majit.

Takimi është njoftuar të nisë në orën 14:00. Ndërkohë, në orën 15:00, një grup ambasadorësh, përfshirë ambasadoren e SHBA, atë të BE dhe Britanisë së Madhe kanë planifikuar një takim me kreun e opozitës, në selinë e PD.

Me herë ambasadorja e SHBA Yuri Kim reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu kërkuar palëve që të hiqnin dorë nga kushtet dhe të përmbyllnin sa më shpejt reformën zgjedhore.

Edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, në një linjë me diplomaten amerikane, kërkoi nga palët të realizojnë reformën zgjedhore e cila është një nga kushtet e rëndësishme në procesin e integrimit evropian.

 


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER