Ambasadori Zingraf: Gjykatat duhen funksionale para nisjes së bisedimeve me BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf ka përshëndetur kompromisin e arritur mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me pikat kryesore të reformës zgjedhore dhe nga ana tjetër ka theksuar rëndësinë e zbatimit të tyre.

Ambasadori nënvizon se zbatimi konstruktiv i atyre pikave do të përcaktoi dhe ecurinë në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Zigraf ka bërë të ditur se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të jenë funksionale para mbajtjes së takimit të parë që i hap rrugën anëtarësimit të vendit në BE.

“Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Gëzohem që aktorët politikë shqiptarë gjetën mundësinë e konsensusit. Zbatimi konstruktiv i masave të dakorduara do të jetë një gur tjetër i rëndësishëm kilometrazhi në rrugën e reformave në Shqipëri”, tha z. Singraf.

Vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë – këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit”, përfundon ambasadori gjerman.


Etiketimet

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Mungesa e kuorumit në Gjykatën e Lartë mban ‘peng’ Kushtetuesen

Procedurat për zgjedhjen e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë ngecur për shkak të mungesës së kuorumit në Gjykatën e Lartë. Aktualisht Gjykata e Lartë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER