Kushtet e opozitës parlamentare, kërkohet takim me Ramën: Marrëveshja politike është pazar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetët e opozitës parlamentare kërcënojnë me bojkot të Kuvendit nëse marrëveshja politike për reformën zgjedhore futet në procedura parlamentare duke e cilësuar atë si pazar mes partive. Kryetarët e tri grupeve parlamentare opozitare kanë kërkuar një tryezë dialogu me përfaqësuesin më të lartë të shumicës, kryeministrin Edi Rama.

Kur ka kaluar më shumë se një vit që kur deputetët rebelë të listave të PD-së dhe LSI-së morën mandatet, vjen edhe kërcënimi i parë i bojkotit parlamentar.

Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku, në emër të tri grupeve opozitare parlamentare, kanë kërkuar që brenda 48 orëve të zhvillojnë një tryezë dialogu me kryeministrin Edi Rama për reformën zgjedhore, duke theksuar se marrëveshja politik e arritur pak ditë më parë është një pazar ndërmjet partive.

Në letër shprehet se mazhoranca nuk duhet të fusë në procedurë parlamentare marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik, pasi në të kundërt deputetët e opozitës do të jenë jashtë sallës së Kuvendit duke nënvizuar se pa ata, nuk mund të miratohet dot kjo marrëveshje.

Mund të lexoni gjithashtu:

‘S’e pranojmë marrëveshjen’, Murrizi: 39 votat e opozitës në Parlament do të jenë kundër reformës zgjedhore


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER