Meta kthen ligjin që heq taksat e importit të jahteve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta i ktheu Kuvendit për rishqyrtim ligjin që heq taksat e importit për jahteve.

Në dekretin e bërë publik të hënën, Meta argumenton se përjashtimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) për importin e këtyre mjeteve krijon diferencim dhe trajtim të pabarabartë duke ngritur dyshimet për klientelizëm.

“Ligji krijon idenë e njëpërjashtimi me natyrë klienteliste dhe preferenciale, sepse përjashton jahtet dhe mjetet e tjera ujore që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi,” – thotë Meta teksa merr si shembull se produkte të tjera me rëndësi tejet të madhe për shoqërinë, siç mund të jenë ilaçet, nuk përjashtohen nga TVSH-ja.

Presidenti shton si argument mungesën e një relacioni apo analize konkrete të përfitimit të mundshëm ekonomik nga përjashtimi i taksave për importin e jahteve, në një kohë kur vendi po kalon një moment të vështirë ekonomik prej pandemisë së COVID-19.

“Nën argumentin se përmes këtij ndryshimi në ligj synohet ndërtimi i një flote mjetesh lundruese miqësore me mjedisin, qeveria në realitet po krijon terrenin e përshtatshëm që një numri shumë të vogël njerëzish t’u lehtësohet barra fiskale për mjetet e tyre të luksit të lundrimit në det,” – shton më tej Meta.


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER