Mjeku Alimehmeti: Sfidoj këdo të mos i trembet COVID-19. Masat ekstreme u morën mbi modelet e falsifikuara të Kinës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çfarë po ndodh me virusin në vendin tonë, por dhe në botë? Ka ulje të theksuar të të infektuarve, por dhe viktimave në Evropë, por në vendin fqinj Maqedoninë e Veriut, por dhe Kosovë ka një rritje të numrit të të infektuar edhe më të lartë se në mars.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania epidemiologun klinik, Ilir Alimehmeti e lidhi numrin e lartë të rasteve me COVID-19 në rajon, konkretisht në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, me numrin e lartë të testimeve të kryera në këto shtete.

Sipas tij, nëse këto shifra testimesh do të bëhesh në Shqipëri, do të kishim gjithashtu numër të shtuar rastesh, që gjithsesi sipas tij nuk janë tregues i sëmundjes.

“RMV teston 6-8 fish më shumë se Shqipëria dhe kush kërkon gjen. Edhe Kosova ka një përqindje më të lartë testesh.

Rastet e reja në vetvete nuk janë kriter, rëndësi ka sa persona shtrohen në spital. Drita jeshile është tek 70 % e më pak të shtretërve në spital. Në Shqipëri aktualisht kemi një përqindje shumë të vogël të shtretërve të zënë me 34 persona gjithsej të shtruar në spital. Nëse edhe në Shqipëri do kishim më shumë teste do kishte më shumë raste”, tha mjeku.

Ndërkohë, numrin më të madh të vdekjeve në RMV mjeku e lidhi me një strategji të ndjekur nga mjekët në vendin fqinj,  të cilët si në asnjë vend të Evropës, bëjnë tampon post-mortem.

Sipas tij, në rastin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera evropiane duhet marrë parasysh numri i rasteve aktive, që është shumë i vogël aktualisht, çka tregon se virusi klinikisht është zbutur.

Z. Alimehmeti komentoi edhe një postim në faqen e tij në Facebook, ku fliste për një lajm të mirë që qëndronte pas shifrave sipas tij të falsifikuara të servirura nga Kina.

Këto projeksione të falsifikuara, tha mjeku, në mënyrë zinxhir sollën keqinformim të qeverive në vende të ndryshëm të botës duke bërë që masat e marra prej tyre të jenë ekstreme.

“Po të shihni publikimin e ‘University College London’ thotë që virusi daton mes 8 tetorit-11 dhjetorit 2019, shumë muaj para se Kina të tregonte rastet e para.

Kjo do të thotë se Kina na ka treguar kurbën si e ka dashur vetë. Dhe këto ishin të vetmet shifra ku u bazuam; nëse këto shifra janë të falsifikuara, nëse Kina gënjen në mënyrë të ndërgjegjshme, modelet gënjejnë në mënyrë të pandërgjegjshme. Mbi bazën e këtyre modeleve vende të ndryshme të botës morën masa shumë më ekstreme në proporcion me rrezikun e vërtetë për shkak të të dhënave jo të vërteta.

Duke parë këtë situatë unë do të sfidoja këdo që të mos trembej. Do na duhet mesi i 2021 për të përcaktuar se cili shtet zgjodhi strategjinë kosto-efikase, pasi është e rëndësishme të dimë edhe sa kemi humbur nga ana ekonomike”, tha mjeku.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë që virusi të kishte në valë të dytë në vjeshtë, edhe pse sipas mjekut, kjo zbutje klinike mund të bëjë të mundur që vala e dytë të mos vijë.


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER