Rruga drejt integrimit, Tirana dhe Shkupi pritet të mësojnë kornizën negociuese me BE-në

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i prezantohet së shpejti korniza e punës lidhur me ecurinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ky është hapi i parë i rëndësishëm para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet Tiranes dhe Shkupit me përfaqësues të BE-së, ku dhe shënohet hapja e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim.

Korniza negociuese, konsiderohet një ndër dokumentet më të rëndësishme që përcakton vëllimin, strukturën dhe kushtet e negociatave. Vendet anëtare në këtë kornizë përcaktojnë pozicionet e veta kombëtare sa i takon asaj se çfarë presin nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të adaptojmë për t’u bërë anëtarë të BE-së.

BE në muajin mars vendosi të hapë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Shqipëria ka ende disa kushte të rëndësishme që duhet të plotësojë deri në konferencën e parë ndërqeveritare, një prej tyre dhe reforma zgjedhore.

Dakordësia e arritur  nga Këshilli Politik është mirëpritur nga ndërkombëtarët.

“Një hap më afër BE-së”, tha Luigi Soreca ndërsa Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varheleyi e quajti një arritje të madhe.

Por Shqipëria ka një sërë sfidash të tjera, mes tyre:

  • Ngritja e funksionimi i Gjykatës Kushtetuese
  • Miratimi dhe implementimi i Reformës Zgjedhore
  • Ndjekje penale të gjykatësve/prokurorëve që nuk e kanë kaluar Vettingun
  • Ndjekje penale të akuzuarve për shitblerjen në zgjedhje. Aktive ende dy hetime të njohura si “Dosja e Durresit” dhe “Dosja e Dibrës”.
  • Ngritja dhe funksionimi i SPAK
  • Rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar etj

Gjatë vjeshtës Komisioni Evropian pritet të publikojë edhe progresraportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, progresraporte të cilat mund të ndikojnë shumë në përshpejtimin e zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare.

 

Lexoni gjithashtu:

Eksperti i integrimit Gjipali: Presidenca e Gjermanisë thikë me dy presa, duhet angazhim konkret nga Shqipëria


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER