PD kërkesë zyrtare KQZ-së për t’i hequr mandatin kryetarit të Bashkisë Mat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht të enjten, datë 11 qershor, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) heqjen e mandatit kryetar Bashkisë Mat Agron Malaj.

Kërkesa, të cilën Euronews Albania e ka parë, mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi dhe i paraqet KQZ-së gjetjet e fundit të prokurorisë të cilat vënë në dukje faktin se në vitin 1999 Malaj qe dënuar me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Dokumenti në fjalë thuhet se i është vënë në dijeni edhe Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe Ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.

Demokratët kërkojnë që KQZ “të thirrë pa vonesë mbledhje me rend dite shqyrtimin e verifikimeve të prokurorisë rreth Malajt” dhe marrjen e vendimit për heqjen e mandatit të tij si kryebashkiak pasi “gjendet në kushtet e ndalimit të kandidimit dhe ushtrimit të funksionit publik”.

Më 17 janar opozita i kërkoi prokurorisë të hetonte kryebashkiakun e Matit Agron Malaj me pretendimin se në të shkuarën ishte dënuar me vendim të formës së prerë për armëmbajtje pa leje.

Rreth 5 muaj më vonë, më 8 qershor, prokuroria doli në përfundimin se pretendimet e demokratëve qëndronin. Për këtë PD apeloi të martën që KQZ-ja të niste procedurat, por apeli i saj nuk solli një reagim zyrtar.

Prej korrikut të vitit 2019, PD ka denoncuar se të paktën 5 kryetarë socialistë të pushtetit vendor qenë kandiduar pavarësisht faktit se ata kishin të shkuar me probleme me ligjin.

Nga denoncimet e PD-së u vërtetua se kandidati për kryetar të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri kishte fshehur në formularin e vetëdeklarimit një dënim dhe dëbim në Itali.

Kryetari i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku kishte fshehur identitetin e dytë si emigrant në Greqi, ku ishte ndaluar dhe hetuar për falsifikim parash.

PD ka denoncuar gjithashtu për fshehje dënimesh në Itali e Greqi të kryebashkiakëve të Vaut të Dejës dhe Mallakastrës, Mark Babani e Qerim Ismailaj.

 

Lexoni gjithashtu:

PD thirrje KQZ-së t’i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë Mat


Etiketimet

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

TË FUNDIT

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

Liderët thirrje të përshpejtohet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Liderët e 27-të të BE-së përfunduan samitin dyditor të qershorit duke miratuar sot konkluzionet, gjatë të cilit i dhanë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë,...

Republikanët përshëndesin vendimin e abortit 

Dhjetra republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u mblodhën në një konferencë shtypi të premten për të festuar vendimin e Gjykatës së Lartë që eliminon...