Arrestohet i dyshuari i katërt për vrasjen e Hekuran Billës, zbulohet roli që kishte

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është vënë në pranga personi i katërt i dyshuar si autori i vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa.

Burime zyrtare nga policia e shtetit bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi P. P., 25 vjeç, i cili ishte drejtuesi i mjetit që transportonte shtetasin Viktor Marku, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së 40-vjeçarit Billa.

Hekuran Billa u ekzekutua në mënyrë mafioze mbrëmjen e 11 qershorit brenda automjetit të tij në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Nga breshëritë e plumbave Hekuran Billa mori plagë në kokë dhe në trup duke ndërruar jetë menjëherë. 

Disa ditë pas ngjarjes së rëndë policia arrestoi autorët e dyshuar Sebastian Mali, nipin e Prelë Markut, i vrarë nga Hekuran Billa në Angli në vitin 2006 dhe Viktor Marku, vëllai i viktimës.

Ndërkohë, pak ditë më parë në pranga ra edhe 25-vjeçarja Adjola Lakra, e cila dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën natën e ekzekutimit.

 

Lexoni gjithashtu:

Gjykata lë në burg 26-vjeçaren e dyshuar se nxori në pritë Hekuran Billën, e reja mohon akuzat

Atentati ndaj Hekuran Billës, dështon seanca për të dyshuarin Viktor Marku

Arrestohet i kërkuari i dytë për vrasjen e Hekuran Billës

Ekzekutimi mafioz i Hekuran Billës, Policia vë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar


Etiketimet

Berisha akuzon ambasadoren Kim se po mbështet ‘prokurime direkte’

Berisha mesazh për Kim: As për 100 vjet s’do gjejnë prova ndaj meje Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët e Patosit në 31-vjetorin e themelit të degës së Partisë Demokratike....

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER