Besiana Kadare zgjidhet zëvendës-presidente e Asamblesë së OKB-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, është zgjedhur zëvendës-presidente e grupit nga Evropa Lindore në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Lajmin e njoftoi ajo vetë përmes një postimi në Facebook, në të cilin shprehej krenare që “Shqipëria është zgjedhur të drejtojë këtë post në seksionin e 75-të të Asamblesë”.

“Është nder i veçantë për mua të jem zëvendëspresidente në një seksion historik, shoh përpara të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e ri të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,” – u shpreh Kadare.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKBS-së, çdo grup rajonal përfaqësohet me një zëvendëspresident.

Shqipëria, do të përfaqësojë grupin e Evropës Lindore me anëtarë vendet e Ballkanit dhe vende të Evropës Lindore si Rusia, Ukraina, Bjellorusia, Azerbajxhani, Armenia etj.

Presidenti Ilir Meta uroi përmes një postimi në Facebook angazhimin e Besiana Kadaresë në këtë pozitë dhe e cilësoi këtë arritje si “përfaqësim dinjitoz të vendit”. Po kështu ajo mori urim edhe nga Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Asambleja e OKB-së zhvilloi zgjedhjet për President të saj më 17 qershor, zgjedhje të cilat u fituan nga përfaqësuesi i Turqisë, Volkan Bozkir.

Ky pritet të pasojë në muajin shtator ambasadorin e Nigerisë, Tijjani Mohammad-Bande.

Presidenca e OKB-së vepron me rotacion çdo vit duke kaluar mes 5 grupeve gjeografike përfaqësuese në Asamblenë e saj: Afrikë, Azi-Paqësor, Evropë Perëndimore dhe shtetet e tjera, Evropë Lindore dhe Amerikë Latine-Karaibe.

Për shkak të pozitave të tyre të forta politike, shtete si SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Japonia, Franca apo dhe Kina nuk e kanë mbajtur kurrë presidencën e OKB-së.


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER