Gjykata e Apelit e Tiranës me kërkesë të prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për Agim Kajmakun ish-kryetar i Bashkisë së Vorës.
Kajmaku u arrestua nga policia dy ditë më parë në një spital privat në Tiranë aty ky ishte paraqitur në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Agim Kajmaku prej muajit nëntor ishte në kërkim pasi akuzohet se kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit.
Ai nuk kishte deklaruar një arrestim të vitin 2003 në Greqi për përdorimin e parave false.
Gjithashtu akuzohet për kryerjen e funksioneve publike pas mbarimit të mandatit. Kajmaku pas shkarkimit nga KQZ kishte marrë vendime si kryetare i Bashkisë së Vorës.
Lexoni gjithashtu:
Arrestohet ish-kryetari i bashkisë Vorë Agim Kajmaku
Nën akuzë për tri vepra penale, përfundon seanca e parë në ngarkim të Agim Kajmakut