Kryeministri Rama: Do të mbështesim hapjen e listave, PD të ndalë kërcënimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri, Edi Rama ka folur gjatë një komunikimi me median për marrëveshjen e zgjedhore të arritur me Partinë Demokratike, por edhe “paktin” më të fundit me opozitën parlamentare për hapjen e listës së kandidatëve. Z. Rama tha se nuk bëhet fjalë për ndryshim të sistemit zgjedhor dhe as për cenim të marrëveshjes së 5 qershorit. Kreu i qeverisë tha se, kjo marrëveshje nuk do të preket, por do të merren parasysh dhe çështjet e ngritura nga deputetët opozitarë në Parlament.

“Do mbështesim hapjen e listave, ku t’i japim mundësi çdo zgjedhësi së zgjedhë subjektin politik dhe të shprehë preferencën për deputetin apo deputeten e përfshirë në listën e atij subjekti. Hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse. Përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjesht dhe në pamje të parë më komode për një parti të madhe, por edhe për mua personalisht si kryetar i partisë, që në këtë rast dua t’u jap të gjithëve jo me fjalë por me fakte  mesazhin se hapja e listave nuk ka qenë prioriteti im por prioritet është që PS të reflektoi shoqërinë dhe interesat dhe me ambiciet e shoqërisë.

E di shumë mirë që ka një sëkëlldi dhe po ashtu ka një përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit por fakti është se marrëveshjen e 5 qershorit ne kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur dhe mbi veten për hir të vërtetës pasi ambicia jonë që përkon me nevojën e publikut dhe interesin e përgjithshëm të vendit, ka qenë depolitizimi i administratës zgjedhore, në rekomandim kyç i OSBE/ ODIHR, nuk ka ndodhur. Nuk ka ndodhur sepse e kundërshtonte deri në fund PD dhe grupi që ajo përfaqëson”, u shpreh z. Rama.

Por, bashkë me miratimin e listave të hapura, bëhet e pamundur grupimi i partive në koalicione. Z. Rama tha se kjo bëhet e pamundur për çështje teknike dhe nuk është kalkulim elektoral. “Lista e hapu e  bën të pamundur formulën aktuale të koalicioneve. Në Tiranë ka secili nga 45 kandidatë dhe lista e emrave do të ishte një qylym nga universiteti deri tek monumenti i Skënderbeut. Kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë tendencë apo qëllim dhe që subjektet të bëjnë marrëveshje dhe të ke një subjekt unik”, tha ai.

Sipas kreut të qeverisë çdo ndryshim i zonave zgjedhore konsiderohet ndryshim i sistemit zgjedhor dhe nuk preket. Z. Rama foli dhe për kërcënimet e bëra nga opozita jashtë parlamentare se pranimi i hapjes së listave është prishje e marrëveshjes, tha se kjo bëhet për të siguruar votat e duhura për miratimin e reformës në Parlament.

“Ky është lëshim i madh dhe opozita jashtëparlamentare nuk ka asnjë alibi për të pretenduar për mungesë të garancive se pse është pjesëmarrëse të gjithë procesit të hartimit të rregullave të lojës. Ideja se hapja e listave prish marrëveshjen është një çmenduri. Kërcënime dhe aludimet se po u bë kjo ne do të bëjmë kështu e ashtu, nuk e ndihmojnë procesin në raport me Evropën, por nga ana tjetër peng PS dhe Kuvendin e Shqipërisë, ku hyn edhe opozita parlamentare nuk e merr askush nga jashtë Kuvendit as me forcë dhe as me kërcënime.

Në raport me partnerët ndërkombëtarë, ne jemi absolutisht të qartë, produkti është ai që flet. Do të ishte shqetësuese nëse PS do të shfrytëzonte këtë situatë, apo do të përdoret rrugë të padenja për të garantuar mazhoranca që do ta çonin sistemin drejt ndonjë ndryshimi që do të prodhonte rënie të cilësisë së demokracisë siç mund të ketë ndodhur në vende që nuk i përkasin kontinentit tonë”, tha z. Rama.

Lexoni gjithashtu:

Hapja e listave, PS jep konsensusin për ndryshimin e Kushtetutës


 

Etiketimet

Kili tronditet nga tërmeti 5.7 ballë

 Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur Kilin, por ende  nuk ka raportime për dëme të mëdha materiale apo të lënduar, raporton Reuters. Tërmeti i...

13 të vdekur nga moti i keq në Europë, mes viktimave edhe fëmijë

Stuhi të fuqishme kanë goditur zona të Evropës qendrore dhe jugore, duke vrarë të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë. Vdekjet, shumica nga rënia e...

Debati mbi ‘pasaportat e arta’, 5 lajmet kryesore

BE kundër ‘pasaportave të arta’: Nxisin krimin e organizuar dhe pastrimin e parave Qeveria shqiptare po kërkon investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë...

TË FUNDIT

Kili tronditet nga tërmeti 5.7 ballë

 Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur Kilin, por ende  nuk ka raportime për dëme të mëdha materiale apo të lënduar, raporton Reuters. Tërmeti i...

13 të vdekur nga moti i keq në Europë, mes viktimave edhe fëmijë

Stuhi të fuqishme kanë goditur zona të Evropës qendrore dhe jugore, duke vrarë të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë. Vdekjet, shumica nga rënia e...

Debati mbi ‘pasaportat e arta’, 5 lajmet kryesore

BE kundër ‘pasaportave të arta’: Nxisin krimin e organizuar dhe pastrimin e parave Qeveria shqiptare po kërkon investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë...

Zeka: Tensionet në Veri të koordinuara nga Kurti e Vuçiç për të fshehur dështimin

Analisti Milaim Zeka thotë se takimet në Bruksel mes liderit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç  nuk ka për qëllim...

Bie në kanal, humb jetën 51-vjeçari në Laç

Një 51-vjecar ka humbur jetën aksidentalisht mbrëmjen e së enjtes në Laç. Përmes një njoftimi zyrtar policia lokale sqaroi se 51-vjeçari Y.T dyshohet se ka...


Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?