Opozita e bashkuar: Kushtetuta dhe sistemi zgjedhor ndryshohen vetëm me referendum

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partitë e koalicionit opozitar kanë shprehur qëndrimin se, përpjekjet e mazhorancës për të ndryshuar Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, minojnë marrëveshjen e arritur më 5 qershor me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

“Tentativa për prishjen e Dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi VETEM e Edi Ramës. Ky akt minon procesin e integrimit evropian të vendit dhe dëshmon përpara opinionit publik, se Edi Rama për pushtetin e tij personal është në gjendje të hedh në erë të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njëanshme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve, është dëshmi e fundit të tij të pashmangshëm. Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit evropian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe  shoqëror të vendit”, thuhet në deklaratën për mediat.

Në një deklaratë për mediat që vjen pas miratimit të ndryshimeve në Këshillin për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, theksohet se, këto ndryshime mund të bëhen vetëm me referendum.

“Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor. Opozita e Bashkuar i bindet vetëm vendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personal të Edi Ramës”, shprehet opozita e bashkuar duke kërkuar miratimin pa ndryshime të marrëveshjes së arritur më 5 qershor.

Lexoni gjithashtu:

Ndryshimi i Kushtetutës, Komisioni i Ligjeve miraton listat e hapura

ISP: Shqipëria, vendi i vetëm evropian që ndryshon Kushtetutën gjatë pandemisë

Etiketimet

Presidenti Begaj: Vizita tek Lidhja e Prizrenit ka një simbolikë të jashtëzakonshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me vizitën në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit ka përmbyllur qëndrimin e tij në Kosovë. Ai tha në kryeqytetin e...

Të pathënat e Alpha Show, Noizy intervistë për Euronews Albania| 5 ngjarje

Kushtoi mbi gjysmë milion euro, Noizy: Isha sponsori i vetëm i Alpha Show Noizy e cilësoi një ëndërr të bërë realitet koncertin Alpha Show,...

Gjashtë avionë luftarakë gjermanë iu afruan Singaporit 

Një grup avionësh luftarakë të Forcave Ajrore Gjermane iu afruan Singaporit në një përpjekje për të fluturuar rreth 12,800 kilometra nga baza e tyre...

TË FUNDIT

LDK refuzoi takimin, Begaj: Nuk arrita t’i bashkoja partitë në një tavolinë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë është takuar me krerët e institucioneve dhe krerët e opozitës, me...

Zbulohet axhenda e takimit mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen të enjten më 18 gusht në Bruksel, pas më shumë...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?