Shabani: Lista gjysmë e hapur nuk është listë e hapur, t’i jepet fund kësaj talljeje dhe të lejohet gara në zgjedhje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Endri Shabani, aktivisti Nismës Thurje, analizoi për Euronews Albania zhvillimin e fundit politik në vend, ku shumica socialiste ka përkrahur ndryshimet kushtetutese që i hapin rrugë zgjedhjeve me lista të hapura, por pa koalicione parazgjedhore.

Hapja e listave zgjedhore, ishte një kërkesë edhe e Nismës Thurje, mirëpo Shabani kujtoi se ata kishin kërkuar gjithashtu ndryshim të sistemit në proporcional kombëtar, apo dhe mundësimin e votës për emigrantët dhe se “nuk kishin marrë ende asgjë”.

“Lista gjysmë-e-hapur nuk është listë e hapur. Me atë që u riformulua sot u tha se ishte vendosur një prag nën të cilin nuk bie, ku thuhet se 1/3-ta e vendeve në listë nuk do të jenë të hapura, çka i thonë rreth 33 për qind, por partitë politike në Shqipëri nuk marrin më shumë se 33 për qind e nëse shkohet ne këtë version, kjo do të jetë një tallje, nuk do të jetë hapje e listës,” – tha Shabani.

Aktivisti politik foli më tej edhe rreth koalicioneve, duke u shprehur se “jo domosdoshmërisht hapja e listave pamundëson koalicionet parazgjedhore”.

“Kryetarët e partive duhet të heqin dorë nga lojërat dhe t’i përgjigjen një kërkese shoqërore të artikuluar qartë, të hapin listat, të fusin garën jo vetëm në politikë, por në çdo sferë të shoqërisë, nuk mund të vazhdojë më kjo punë që të shiten vendet në listë për t’u bërë deputet, për t’u bërë anëtar këshilli bashkiak e kështu më poshtë, pedagogë, policë, administratë publike e të tjerë. Kjo duhet marrë fund sepse kjo kapje po e shkatërron këtë vend duke i larguar të rinjtë e mbase gjëja më e mirë që prindërit bëjnë sot është që mbledhin para për t’i dërguar fëmijët jashtë shtetit,” – u shpreh i revoltuar Shabani.

I pyetur nëse ndryshimet kushtetuese e bëjnë më të fortë politikisht kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme, Shabani u përgjigj në mënyrë parimore se “zgjedhjet nuk janë numra, por frymë”. Ai më pas analizoi rezultatet e zgjedhjeve ndër vite, ku tha se disa mandate i morën partitë e mëdha, vetëm në sajë të koalicioneve dhe sistemit zgjedhor.

“Në vitin 2013, tetë mandate më shumë se sa i takonin i mori Rama, tetë i mori Berisha, pra 16 mandate për dy partitë e mëdha shkuan jo se ia dhanë qytetarët, por i morën partitë e vogla, të cilat për shkak të ndarjes territoriale nuk arrinin të nxirrnin deputetë. Në vitin 2017 ku u garua pa koalicione PS-ja mori 7 mandate që nuk ia kishin dhënë qytetarët, ndërsa PD-ja dy ose tre, zgjidhja për këto raste është sistemi proporcional kombëtar,” – këmbënguli Shabani duke theksuar se zgjidhja nuk është heqja e koalicioneve.

Për sa i përket pragut elektoral, Shabani tha se ai vendoset për të lënë jashtë parlamentit partitë e vogla, por gjithashtu edhe për të lënë jashtë edhe kriminelët, megjithatë ai theksoi se kalimi nga pragu 3% në 5% është shumë e lartë.

Gazetari Muja e pyeti Shabanin rreth spekulimeve për kalimin e Nismës Thurje në parti dhe nëse kjo gjë do të ndodhte a do të kishte bashkëpunime të mëtejshme me Rudina Hajdarin, deputeten e cila e përkrahu kërkesën e Nismës për ndryshime të sistemit. Por Shabani këmbënguli se Nisma Thurje nuk është shprehur ndonjëherë se do të organizohet si parti, ndërsa mbështetjen e Rudina Hajdarit ai e justifikoi si një mbështetje në cilësinë e deputetes. Sidoqoftë në fund ai la të hapur si mundësi faktin se në një të ardhme nuk mund të përjashtohet kalimi në parti politike të Nismës Thurje.

“Nëse do t’ia dalim të arrijmë ndryshimin e sistemit do të shohim më pas se çfarë do të bëjmë, por sigurisht kjo mbështetje do të jetë një shembull pozitiv mbi të cilin mund ta rivlerësojmë se çfarë do të ndjekim. Ne kemi që në vitin 2014 që përpiqemi të influencojmë nga jashtë sistemin politik në Shqipëri për të arritur disa ndryshime themelore për jetën ekonomike dhe politike të vendit dhe sigurisht nga jashtë energjia që harxhojmë është më e madhe se ajo që do të kërkohej po të ishim të angazhuar direkte në politikën aktive, por është një vendim që do ta diskutojmë, nuk e kemi marrë ende, por që është një vendim që jemi duke e diskutuar,” – zbuloi më pas Shabani.

 

Lexoni gjithashtu:

Nisma për ndryshime kushtetuese trazon klimën politike në Shqipëri

Sistemi zgjedhor, ndryshimet kushtetuese që kërkojnë socialistët dhe opozita parlamentare

Opozita e bashkuar: Kushtetuta dhe sistemi zgjedhor ndryshohen vetëm me referendum

Nënkryetari i CDU/CSU Wadephul: Hiqni dorë nga ndryshimi i Kushtetutës, do bllokojmë negociatat


Etiketimet

‘Shpërthejnë’ rastet me COVID në Francë, mbi 200 mijë të infektuar në ditë

Rastet me COVID-19 kanë shpërthyer në Francë, duke arritur kulmin këtë të martë me 200 mijë infeksione ditore. Farmacitë në mbarë vendin nuk arrijnë të...

Autori i vrasjes së gazetares malteze: Do tregoj emrat ‘Vip’ të përfshirë

Personi që realizoi shpërthimin që i mori jetën gazetares së njohur malteze Daphne Caruana Galizia ka pranuar krimin në një intervistë për agjencinë e...

Katër policë të lënduar nga protesta në Shkup, thotë ministri maqedonas

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski deklaroi se 4 policë janë lënduar, si pasojë e protestës së dhunshme në...

TË FUNDIT

‘Shpërthejnë’ rastet me COVID në Francë, mbi 200 mijë të infektuar në ditë

Rastet me COVID-19 kanë shpërthyer në Francë, duke arritur kulmin këtë të martë me 200 mijë infeksione ditore. Farmacitë në mbarë vendin nuk arrijnë të...

Autori i vrasjes së gazetares malteze: Do tregoj emrat ‘Vip’ të përfshirë

Personi që realizoi shpërthimin që i mori jetën gazetares së njohur malteze Daphne Caruana Galizia ka pranuar krimin në një intervistë për agjencinë e...

Katër policë të lënduar nga protesta në Shkup, thotë ministri maqedonas

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski deklaroi se 4 policë janë lënduar, si pasojë e protestës së dhunshme në...

Protestuesit në Shkup godasin forcat policore në hyrje të Parlamentit

Protestues të shumtë janë mbledhur para godinës së Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ku protestohet kundër propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Ata...

Parlamenti i Bashkimit Evropian miraton hyrjen e Kroacisë në eurozonë

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë votuar pro kërkesës së Kroacisë për t'u bërë anëtare e eurozonës, teksa vendimi do të zbatohet plotësisht vitin e...