Sistemi zgjedhor, ndryshimet kushtetuese që kërkojnë socialistët dhe opozita parlamentare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shumica socialiste dhe opozita parlamentare dakordësuan të martën në Komisionin e Ligjeve ndryshimin e 2 neneve të Kushtetutës të cilat flasin për zgjedhjet. Me ndryshimin e tyre ato ndalojnë koalicionet parazgjedhore, vendosin për lista të hapura dhe prag zgjedhor.

Euronews Albania shtjellon më poshtë nenet, propozimet fillestare dhe riformulimet e miratuara të martën në komision.

Më saktësisht socialistët dhe deputetët e opozitës parlamentare kanë propozuar të ndryshojnë Nenin 64 dhe Nenin 68 të cilat flasin për zgjedhjet, nene të cilat për herë të fundit janë ndryshuar në prill të vitit 2008.

Neni 64 i Kushtetutës thotë se:

  1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumë-emërore.
  2. Zona zgjedhore shumë-emërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial.
  3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin minimal të mandateve, për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

Fillimisht më 12 qershor opozita parlamentare pati propozuar që Neni 64 të bëhet:

  1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal dhe prag kombëtar.
  2. Numri i mandateve të deputetëve që i takojnë çdo rajoni zgjedhor, përcaktohet në bazë të numrit të popullsisë në bazë të numrit të popullsisë së regjistruar në regjistrat shtetërorë. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë partitë që në rang vendi kanë fituar jo më pak se 5 për qind të votave të vlefshme.
  3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë, përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumë-emërore, sipas përcaktimeve të ligjit për zgjedhjet.

Mirëpo ky propozim u riformulua sot. Opozita parlamentare ka pranuar që pragu zgjedhor të mos sanksionohet në Kushtetutë, por në Kodin Zgjedhor me kushtin që pragu të jetë në “raport natyral” me rajonet, ndërkohë që u cilësua raporti gjinor:

  1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal dhe prag kombëtar.
  2. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë subjektet zgjedhore që arrijnë pragun kombëtar.
  3. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumë-emërore. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se 2/3-at e listës shumë-emërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor”.

Neni 68 i Kushtetutës është neni që përmend koalicionet zgjedhore. Aktualisht ai thotë se:

  1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumë-emërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
  2. Në ligjin për zgjedhjet përcaktohen edhe kritere dhe rregulla të tjera të nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, duke përfshirë ato për regjistrimin e zgjedhësve, zhvillimin e fushatës zgjedhore, administrimin, vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe shpalljen e rezultateve të tyre.

Opozita parlamentare dhe shumica socialiste kanë propozuar që të ndryshojë vetëm paragrafi i parë.

Propozimi fillestar ishte që:

  1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

Në riformulimin e bërë të martën është hequr përmendja e fjalëve “koalicion parazgjedhor” me argumentin se ato pamundësohen nga vajtja në zgjedhje me lista të hapura.

Ndryshimet kushtetuese, njësoj si dhe reforma zgjedhore, kërkon shumicë të cilësuar, thënë ndryshe 84 vota.

Zyrtarisht Partia Socialiste ka 75 deputetë, ndërsa në parlamentin me vetëm 122 deputetë, 3 grupimet opozitare të cilat kanë pasur kundërshti ndaj marrëveshjes së 5 qershorit që arriti PS-PD-LSI kanë 31 vota.

 

Lexoni gjithashtu:

Opozita e bashkuar: Kushtetuta dhe sistemi zgjedhor ndryshohen vetëm me referendum

Nënkryetari i CDU/CSU Wadephul: Hiqni dorë nga ndryshimi i Kushtetutës, do bllokojmë negociatat

Kryeministri Rama: Do të mbështesim hapjen e listave, PD të ndalë kërcënimet

Opozita parlamentare propozon ndryshim të Kushtetutës për lista të hapura dhe ndalim koalicionesh parazgjedhore


 

Etiketimet

Presidenti Begaj: Vizita tek Lidhja e Prizrenit ka një simbolikë të jashtëzakonshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me vizitën në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit ka përmbyllur qëndrimin e tij në Kosovë. Ai tha në kryeqytetin e...

Të pathënat e Alpha Show, Noizy intervistë për Euronews Albania| 5 ngjarje

Kushtoi mbi gjysmë milion euro, Noizy: Isha sponsori i vetëm i Alpha Show Noizy e cilësoi një ëndërr të bërë realitet koncertin Alpha Show,...

Gjashtë avionë luftarakë gjermanë iu afruan Singaporit 

Një grup avionësh luftarakë të Forcave Ajrore Gjermane iu afruan Singaporit në një përpjekje për të fluturuar rreth 12,800 kilometra nga baza e tyre...

TË FUNDIT

Presidenti Begaj: Vizita tek Lidhja e Prizrenit ka një simbolikë të jashtëzakonshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me vizitën në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit ka përmbyllur qëndrimin e tij në Kosovë. Ai tha në kryeqytetin e...

Të pathënat e Alpha Show, Noizy intervistë për Euronews Albania| 5 ngjarje

Kushtoi mbi gjysmë milion euro, Noizy: Isha sponsori i vetëm i Alpha Show Noizy e cilësoi një ëndërr të bërë realitet koncertin Alpha Show,...

Gjashtë avionë luftarakë gjermanë iu afruan Singaporit 

Një grup avionësh luftarakë të Forcave Ajrore Gjermane iu afruan Singaporit në një përpjekje për të fluturuar rreth 12,800 kilometra nga baza e tyre...

LDK refuzoi takimin, Begaj: Nuk arrita t’i bashkoja partitë në një tavolinë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë është takuar me krerët e institucioneve dhe krerët e opozitës, me...

Zbulohet axhenda e takimit mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen të enjten më 18 gusht në Bruksel, pas më shumë...


Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?