Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit ndërmjet Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
10 deputetët e mazhorancës ishin ata që dhanë votën pro kësaj marrëveshjeje, ndërsa 5 ligjëvënësit opozitarë në komision votuan kundër.
Drafti do të vijojë të shqyrtohet në ditët në vijim nen për nen dhe pritet që në datën 23 korrik të shkojë për votim në seancë plenare.
menjëherë pas këtij vendimi reagoi kryeministri Edi Rama i cili përmes një postim në Twitter shkruan se ndryshimet u votuan pa konsensusin e opozitës e cila sipas tij kundërshton marrëveshjen për depolitizimin e administratës.
“Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me o. jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse o. parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin. zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD! Për më shumë në 13.00 live!” shkroi kryeministri në Twitter.
Lexoni gjithashtu:
Sistemi zgjedhor, ndryshimet kushtetuese që kërkojnë socialistët dhe opozita parlamentare
Arrihet marrëveshja PS-PD për administrimin zgjedhor, garantohet vota e emigrantëve