Meta i kërkon Bashës të ruajë qetësinë: Ndryshimet kushtetuese po bëhen në mënyrë kriminale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai e cilësoi takimin “bashkim për Kushtetutën dhe integrimin evropian të Shqipërisë”.

Fillimisht Meta e ka falënderuar Bashën për bashkëpunimin gjatë pandemisë me pjesëmarrjen në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë dhe për “mosrënien pre për largimin nga tryeza zgjedhore pas shembjes së Teatrit Kombëtar”.

Më pas Presidenti i ka kërkuar Bashës që t’i qëndrojë “besnik marrëveshjes së 5 qershorit, firmosur me mazhorancën dhe të ruajë qetësinë në këto momente kur ka përpjekje për të cenuar rëndë Kushtetutën e vendit në mënyrë kriminale”.

“Keni rol të rëndësishëm me qetësi dhe përgjegjshmërinë tuaj për të bashkëpunuar edhe me partnerët evropianë dhe botën demokratike se e kam theksuar se gjatë krizave artificiale në vendin tonë se konfliktet në Shqipëri nuk janë të rastësishme sa herë ka zhvillime në rajon, jini të vetëpërmbajtur,” – është shprehur Meta duke theksuar kundërshtitë e tij për ato që  i quajti “aventura me Kushtetutën”.

Në fjalën e tij Basha e ka konsideruar të paprecedentë thyerjen e marrëveshjes së 5 qershorit nga socialistët, por dhe propozimin për të ndryshuar Kushtetutën.

“Duke u fshehur pas një numër deputetetësh të ashtuquajtur parlamentarë Kryeministri ka vendosur të hedhë në kosh marrëveshjen dhe të ndryshojë Kushtetutën. Nëse këto ndryshime ndodhin, do jemi vendi i dytë pas Rusisë që ndodhin ndryshime në kohë COVID-19, faturë e cila do jetë shumë e rëndë, por do të bëjmë që përgjegjësit ta paguajnë.

Takimi mes Bashës dhe Metës vjen vetëm një ditë pas miratimit në Komisionin e Ligjeve të ndryshimeve kushtetuese për të cilat kreu i shtetit reagoi ashpër. 

Të pyetur nga Euronews Albania përfaqësitë ndërkombëtare që u angazhuan për marrëveshjen e 5 qershorit nuk patën asnjë koment.

Mbetet për t’u parë nëse do të përfshihen edhe publikisht në këtë moment kur mazhoranca dhe opozita joparlamentare flasin për prishje të marrëveshjes dhe këta të fundit janë kundër ndryshimeve kushtetuese për listat e hapura.

 

Lexoni gjithashtu:

Nisma për ndryshime kushtetuese trazon klimën politike në Shqipëri

Sistemi zgjedhor, ndryshimet kushtetuese që kërkojnë socialistët dhe opozita parlamentare

Opozita e bashkuar: Kushtetuta dhe sistemi zgjedhor ndryshohen vetëm me referendum

Nënkryetari i CDU/CSU Wadephul: Hiqni dorë nga ndryshimi i Kushtetutës, do bllokojmë negociatat

Rama PD-së e LSI-së: Pa merak për koalicionet, do ta ndani ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje


 

Etiketimet

Stuhi tropikale në Japoni, urdhër për evakuimin e 72 mijë banorëve

Stuhia tropikale “Meari” po zhvendoset përgjatë ishullit kryesor të Japonisë, Honshu, pasi goditi prefekturën e Shizuokës. Stuhia goditi gjithashtu edhe rajonin e Kantos gjatë të...

Viktima nga shpërthimet në Ekuador e Armeni, 5 ngjarjet kryesore të ditës

Shpërthim dhe të shtëna në qytetin port të Ekuadorit, 5 viktima Të shtënat me armë zjarri dhe një shpërthim pasues la të paktën 5...

‘DokuFest’ ul siparin, ndahen çmimet për garuesit

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe me metrazh të shkurtër “DokuFest” ka ulur siparin e edicionit të 21-të. “Fabrika e punëtorëve” e regjisorit kroat Srdjan...

TË FUNDIT

Stuhi tropikale në Japoni, urdhër për evakuimin e 72 mijë banorëve

Stuhia tropikale “Meari” po zhvendoset përgjatë ishullit kryesor të Japonisë, Honshu, pasi goditi prefekturën e Shizuokës. Stuhia goditi gjithashtu edhe rajonin e Kantos gjatë të...

Viktima nga shpërthimet në Ekuador e Armeni, 5 ngjarjet kryesore të ditës

Shpërthim dhe të shtëna në qytetin port të Ekuadorit, 5 viktima Të shtënat me armë zjarri dhe një shpërthim pasues la të paktën 5...

‘DokuFest’ ul siparin, ndahen çmimet për garuesit

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe me metrazh të shkurtër “DokuFest” ka ulur siparin e edicionit të 21-të. “Fabrika e punëtorëve” e regjisorit kroat Srdjan...

Hasi, vendi me numrin më të lartë të emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar

Daily Mail i ka kushtuar një reportazh, qytetit të Hasit, ose siç njihet ndryshe “Anglisë së vogël”. Vendit të cilit Mbretëria e Bashkuar, i ka...

Shuhet regjisori Kristaq Dhamo

Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisori Kristaq Dhamo.  Dhamo njihet si babai i kinematografisë shqiptare. Ai realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh...


Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?