Qeveria i bën maskat të detyrueshme, 2 mijë lekë gjobë kush nuk i mban

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Qeveria vendosi ta bëjë me detyrim mbajtjen e maskës në mjediset e mbyllura dhe ndëshkimin me 2 mijë lekë gjobë për ata që nuk do ta respektojnë këtë vendim.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi të mërkurën se kjo masë do të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së COVID-19.

“Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha mjediset e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakata, tregjet dhe njësitë e shërbimit,” – tha Manastirliu në një deklaratë për shtyp.

Ministrja paralajmëroi gjobitjen me 2 mijë lekë  për ata që nuk do ta respektojnë këtë masë. Gjobat parashikohet të vihen nga policia, policia bashkiake dhe strukturat e inspektoriateve shtetërore.

Ministrja e Shëndetësisë kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e kësaj mase që ndërmerret me qëllim mbrojtjen e shëndetit.

Gjatë komunikimit për publikun, ajo deklaroi se sistemi shëndetësor po vazhdon përgatitjet për përballimin e situatës së pandemisë, se aktualisht ka 500 shtretër të gatshëm për pacientët e sëmurë, se janë rritur kapacitetet me respiratorë, se në dispozicion janë rreth 90 mijë teste të tjera ndërsa po punohet për të hapur një laborator të dytë në QSUT.

Manastirliu konfirmoi deklaratat e shprehura edhe në ditët e shkuara se tashmë në disa bashki të vendit përhapja e infeksionit ka kaluar në një shkallë më të rëndë, të cilën epidemiologët e klasifikojnë si “përhapje komunitare”.

Përballë kësaj situate, Ministrja tha se kishte vendosur hapjen e spitalit të dytë, COVID-2, me qëllim “përballimin e fluksit të pacientëve”.

 

Lexoni më shumë:

85 raste dhe 4 viktima nga COVID-19 në vendin tonë, ndërron jetë 21-vjeçarja


Etiketimet

Separatistët pro rusë thonë se Ukraina ka bombarduar Donetskun

Forcat ukrainase bombarduan qytetin e Donetskut në Donbas të martën, tha përfaqësuesi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR), sipas agjencisë shtetërore ruse...

Perla rrëzë alpeve shqiptare, destinacioni që bashkon shqiptarë e të huaj

I shtrirë rrëzë Alpeve Shqiptare, Lumi i Shalës është destinacioni që shumë turistë kërkojnë. Vizitorë të shumtë shqiptarë dhe të huaj mbipopulluan ujërat e kristaltë...

TË FUNDIT

Separatistët pro rusë thonë se Ukraina ka bombarduar Donetskun

Forcat ukrainase bombarduan qytetin e Donetskut në Donbas të martën, tha përfaqësuesi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR), sipas agjencisë shtetërore ruse...

Perla rrëzë alpeve shqiptare, destinacioni që bashkon shqiptarë e të huaj

I shtrirë rrëzë Alpeve Shqiptare, Lumi i Shalës është destinacioni që shumë turistë kërkojnë. Vizitorë të shumtë shqiptarë dhe të huaj mbipopulluan ujërat e kristaltë...

Alibeaj: ILDKPKI të investigojë rastin Xhaçka për konflikt interesi

Gjatë diskutimit të raportit vjetor të Inspektorati të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi nga...

Franca riatdheson 51 gra dhe fëmijë nga kampet në Siri

Franca riatdhesoi 51 shtetas nga Siria të martën, duke përfshirë disa fëmijë jetimë që kishin qenë në paraburgim në verilindje të vendit për tre...