Mjeku Sulçebe: S’mund të presim imunitetin e tufës, duhen masa për parandalimin e infeksionit. Maskat të jepen falas

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Situata e pandemisë është serioze dhe agresiviteti i virusit COVID-19 nuk është zbutur pasi jemi ende larg imunitetit të tufës. Ky ka qene përfundimi i Akademisë së Shkencave për pandeminë.

Imunologu Genc Sulçebe, një nga autorët e studimit në fjalë tha për Euronews Albania se nga të dhënat e studimit u arrit në përfundimin se nuk mund t’ia lëmë dot spontanitetit arritjen e të ashtuquajturit imunitet i tufës, i cili është një proces i gjatë, por duhen marrë masa për të ndaluar përhapjen e infeksionit, i cili siç tha me këto ritme pritet të përhapet edhe më shpejt.

“Ne presim vazhdim të përhapjes së infeksionit. Imuniteti i tufës është një proces biologjik që me këtë ritëm, në mënyrë spontane do shumë kohë. Tashmë kemi një rritje progresive të përhapjes së infeksionit, çka rrit problematikën.

 Nuk ja lëmë dot spontanitetit, duhen marrë masa për të ndaluar përhapjen e infeksionit, siç është testimi masiv, gjurmimi i kontakteve, mbajtja e maskave, duhet menduar si mundësi dhënia falas e maskave për ata që nuk kanë mundësi t’i sigurojnë.

Lënia spontane drejt imunitetit të tufës ka pasoja të rënda.  Masat duhet të përqendrohen në parandalimin e përhapjes së infeksionit, që do të na japë kohë në fillimin e aplikimit të vaksinës, që duhet të fillojë në fillim të 2021”, u shpreh mjeku.

 

Lexoni gjithashtu:

‘COVID-19 nuk është zbutur’, studim i Akademisë së Shkencave: Jemi larg imunitetit të tufës


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER