Qeveria mbyll klubet e natës pasi injorojnë masat anti-covid

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria vendosi sot të mbyllë klubet e natës, diskotekat dhe ‘lounge-bar’-et duke paralajmëruar gjobitjen me 3 milionë lekë për cilindo sipërmarrës që nuk zbaton këtë vendim. Po kështu është vendosur të ndalohet muzika për çfarëdolloj aktiviteti pas orës 20:00, gjë që nëse shkelet do të gjobitet me 1 milionë lekë.

Masat i njoftoi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp. Ajo arsyetoi se vendimi është marrë “përballë një indiference të theksuar të të rinjve që frekuentojnë në orët e vona lokalet me muzikë të njohura si lounge bare”.

“Kemi konstatuar që në këtë periudhë, se ato [klubet e natës dhe lounge-bar-et], janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshme, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni,” – u shpreh Manastirliu.

“Të rinjtë dhe personat që frekuentojnë këto mjedise, në kushte të papranueshme për një kohë pandemie, bëhen kështu në bartës të virusit, në dëm të të afërmve dhe më të moshuarve. Qeveria ka vendosur që nga sot, t’i thotë stop kësaj sfide që u bëhet rregullave të vendosura për të frenuar pandeminë, me qëllim uljen e numrit të infeksioneve, mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe jetën e më të dobtëve mes nesh,” – theksoi ministrja e Shëndetësisë.

Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të shifrave të të infektuarve nga COVID-19. Aktualisht 123 pacientë janë duke u trajtuar në dy spitalet COVID, dhe 112 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Pas periudhës prej rreth 2 muajsh nën masa kufizimi të aktiviteteve, qeveria lejoi rihapjen e bareve, lokaleve dhe klubeve të natës vetëm për mjedise të hapura.

Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

  • Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
  • Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Lexoni gjithashtu:

Qeveria lejon kryerjen e testit serologjik në klinikat private

Qeveria i bën maskat të detyrueshme, 2 mijë lekë gjobë kush nuk i mban

Etiketimet

Telekomi i Kosovës humbi rreth 11 mln euro nga keqmenaxhimi

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka theksuar të martën se nga auditimi i kryer në Telekomin e Kosovës, ka rezultuar se ka...

Separatistët pro rusë thonë se Ukraina ka bombarduar Donetskun

Forcat ukrainase bombarduan qytetin e Donetskut në Donbas të martën, tha përfaqësuesi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR), sipas agjencisë shtetërore ruse...

Perla rrëzë alpeve shqiptare, destinacioni që bashkon shqiptarë e të huaj

I shtrirë rrëzë Alpeve Shqiptare, Lumi i Shalës është destinacioni që shumë turistë kërkojnë. Vizitorë të shumtë shqiptarë dhe të huaj mbipopulluan ujërat e kristaltë...

TË FUNDIT

Alibeaj: ILDKPKI të investigojë rastin Xhaçka për konflikt interesi

Gjatë diskutimit të raportit vjetor të Inspektorati të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi nga...