Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama insiston fort dhe këmbëngul në idenë e tij tek hapja e listave.
Këtë qëndrim e ka rikonfirmuar sot me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ndërsa thotë se hapja e listave ka në qendër vullnetin e qytetarit për zgjedhjen e deputetëve, dhe PS-ja do atë që mbështet qytetari.
“Hapja e listave përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse Partia socialiste do atë që duan qytetarët”, shkruan Rama.
Kjo nismë për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor bëri bashkë dje aktorët në tryezën e Këshillit Politik, të cilët pas disa orësh diskutimesh, sërish nuk arritën të gjenin dakordësinë e dëshiruar.
Shefi i mazhorancës takimin e djeshëm e cilësoi si pozitiv, ndërsa shtoi se çështja e hapjes së listave nuk është më thjesht një variant, por një angazhim parësor i Partisë Socialiste, si partia më e madhe në vend.
“Koha ka kufizimin e vet, sepse hapja e listave për ne tashmë nuk është variant, por angazhim karshi njerëzve dhe ne si partia e më e madhe dëshirojmë t’i përfshijmë qytetarët, ku ne na takon atë që është një arritje e madhe e përbashkët, rritja e përfaqësimit të grave në parlament dhe nga ana tjetër sigurisht që duam të çojmë përpara angazhimin e 5 qershorit”, tha kreu i qeverisë.
Lexoni gjithashtu:
Euronews Albania zbardh qëndrimin e PD-së në mbledhjen e Këshillit Politik
Ndryshimet kushtetuese, Endri Shabani: Asnjëra palë nuk e do ndryshimin e sistemit