Propozimet për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor ka rikthyer sërish palët politike në tryezën e Këshillit Politik. Për ish-kryetarin e Komisionit të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, faktin që palët kanë pranuar të ulen në tryezë është një sinjal pozitiv dhe kjo sipas tij duhet të përshëndetur nga të gjithë.
Konstitucionalisti Kume theksoi në Euronews Albania se zhvillimet e djeshme, ku palët diskutuan për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore, nuk është një lëvizje në boshllëk, por një reflektim që pritet të pasojë zhvillime të reja.
Ai shtoi se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen me konsensus të gjerë pasi kjo i shërben zhvillimit të vendit, por edhe jetës politike në Shqipëri.
“ U deshën gati 6 muaj negociata në Këshillin Politik, për të arritur pastaj në një dakordësi të formësuar si të tillë në ndryshimet që do bëhen në Kodin Zgjedhor që kanë hyrë në procedurë normale të trajtimit normal në Kuvendin e Shqipërisë, por ajo që ndodhi dje nuk është lëvizje në boshllëk, nuk është se është një lëvizje që shpenzoi vetëm energji dhe nuk dha asgjë, përkundrazi. Duke qenë se ajo çfarë kërkohet të bëhet nga opozita brenda parlamentit dhe e mbështetur nga mazhoranca, nuk është gjë e vogël pasi kërkohen të bëhen ndryshime kushtetuese, dhe si të tilla, ato mund dhe duhet të bëhen vetëm duke patur kontributin e të gjithëve, si një proces gjithëpërfshirës dhe duke pasur konsensusin e të gjithëve.
Është e para tavolinë ku diskutojnë palët, dhe palët kam parasysh tani jo vetëm opozitën parlamentare dhe mazhorancën, por edhe opozitën jashtëparlamentare. Askush nuk duhet të kërkonte dhe të priste, që hera e parë që ulen në tavolinë dhe të zgjidhin problemin. Është për t’u përshëndetur faktin që janë ulur, që do të thotë se palët kërkojnë rrugëzgjidhje. Vazhdimi i punës në Këshillin Politik për çështje, që kanë të bëjnë edhe ndryshimet kushtetuese, në vlerësimet tim duhet të përshëndeten nga të gjithë dhe duhet mbështetur si e tillë, që pritet të gjejnë rrugën e dakordësuar me palëve”, tha ai.
Më tej z. Kume theksoi se nëse palët këmbëngulin për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, mirë është që ky ndryshim të mbyllet dhe të marrë bekimin e Kuvendit të Shqipërisë brenda datës 30 korrik.
“Ajo që unë pres, është që në datën 30 korrik të ketë përfunduar faza e parë e punës, që është miratimi i ndryshimeve që u dakordësuan në marrëveshjen e 5 qershorit. Nëse mazhoranca dhe opozita do të ngulin këmbë për të bërë ndryshime kushtetuese, të bëhen në këtë kohë dhe jo më vonë se kaq. E gjitha duhet të bëhet me kontributin e të gjitha palëve, pasi në të kundërt, e gjithë kjo mund të kthehet në bumerang për vendin tonë”, shtoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Euronews Albania zbardh qëndrimin e PD-së në mbledhjen e Këshillit Politik
Ndryshimet kushtetuese, Endri Shabani: Asnjëra palë nuk e do ndryshimin e sistemit
Ndryshimet kushtetuese, mblidhet Këshilli Politik, i pranishëm edhe Rama
Nisma për ndryshime kushtetuese trazon klimën politike në Shqipëri
Sistemi zgjedhor, ndryshimet kushtetuese që kërkojnë socialistët dhe opozita parlamentare
Afrim Krasniqi: Ndërkombëtarët kundër, bëhen në devijim nga praktikat demokratike
Gazetari Renaldo Salianji: Presidenti s’mund t’i kthejë për rishqyrtim ndryshimet kushtetuese