Mosrespektimi i masave në tregje, tregtarët shesin pa maska dhe doreza

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pa maskë dhe pa doreza u shërbejnë qytetarëve tregtarët në tregun e fruta perimeve në zonë e Kombinatit, duke mos respektuar kështu protokollet e përcaktuara.

Kujdesi dhe masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 zënë shumë pak hapësirë në tregje.

Edhe në ato pak raste kur gjen shitës me maskë, ajo shpesh është e vendosur në mënyrën e gabuar, pasi nuk mbulon të gjithë gojën dhe hundën.

Nga vëzhgimi që Euronews Albania bëri, pa edhe se distanca fizike mes klientëve dhe tregtarëve nuk ruhej.

Ndërsa dorezat vihet re se masivisht nuk përdoren dhe prekja e produkteve bëhet drejtpërdrejtë me duar, duke u bërë kështu një rrezik i mundshëm infektimi.

Që në muajin mars Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë thirrje për të gjitha subjektet që tregtojnë produkte ushqimore “fruta-perime” të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produkteve ushqimore, duke e bërë zgjedhjen dhe blerjen e tyre vetëm nëpërmjet dorashkave njëpërdorimshme ose qeseve që shërbejnë për mbajtjen e produkteve ushqimore. Kjo thirrje duket se neglizhohet krejtësisht.

“Në momentin që shërbeni pse nuk keni vendosur maskë dhe doreza? Mund të kemi një përgjigje”, u pyet një tregtar.

“Mos na mërzit, se ta mora atë ta theva kokës, po ik”, ishte përgjigjja e tij.

Lidhur me këto kushte qytetarët shprehen të shqetësuar duke bërë thirrje për rritje të përgjegjshmërisë.

“80 për qind e shitësve nuk mbajnë maskë dhe futen njerëzit duke marrë ushqimet me dorë”, thotë një qytetar.

“Një frikë na ka hyrë, e duam të mbrohemi po nëse nuk mbrohemi të gjithë? Po të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm, po se mbajmë ne e prishim ne populli”, shprehet një tjetër.

Në fillim të epidemisë si masë kundër COVID-19, në këtë treg Bashkia e Tiranës vendosi një tunel dezinfektimi, nga ku qytetarët nuk mund të kalonin për në treg nëse nuk ishin të pajisur me maskë dhe doreza. Tashmë ai tunel është hequr.


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER