Tryeza e Këshillit Politik, Premto Gogo: Prezenca e Ramës i dha nivelin e duhur diskutimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Kryetari i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, Premto Gogo, e ka cilësuar pozitive mbajtjen e tryezës së Këshillit Politik, në të cilën u diskutua dje nisma për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave zgjedhore dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

I ftuar në Euronews Albania, z. Gogo tha se institucioni që ai përfaqëson ka kërkuar, që marrëveshja e 5 qershorit e arritur mes palëve të kalojë pa humbur kohë në Kuvend, me qëllim që t’i hapet rrugë konsolidimit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Duke vlerësuar gatishmërinë e kryeministrit, Edi Rama për të marrë pjesë në tryezën e Këshillit Politik, z. Gogo tha se një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe kreu i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha.

“Në fakt është një zhvillim shumë pozitiv pas stepjes së disa ditëve dhe këtij ngërçi që është përvijuar në sfond dhe ende nuk duket se po merr zgjidhje, është shumë pozitive që të paktën prezenca e kryeministrit i dha nivelin e duhur diskutimeve, shpresojmë që e njëjta gjë të bëhet nga zoti Basha. Ajo që në si KRIIK kemi kërkuar është që: dakordësia dhe marrëveshja e 5 qershorit, rrjedhimisht dhe paketa që kaloi sot në Komisionin e Ligjeve, të kalojë edhe në seancën plenare dhe të fillojë menjëherë ngritja e institucionit të ri të KQZ.

Rikthimi në dialogun politik dhe në tryezën e bisedimeve sigurisht është zhvillim pozitiv, ashtu sikundër duhet të mbetet standardi i marrëveshjes politike. Nga kjo pikëpamje, ne nuk mirëpresim një rishqyrtim të marrëveshjes së 5 qershorit, me idenë e pengimit apo bllokimit të saj, por kjo nuk i pengon palët të vijojnë këtë diskutim, ndofta në sesionin e ri parlamentar, Këshilli Politik së bashku me Kuvendin të adresojnë ndryshimet e tjera, por të cilat nuk afektojnë kuadrin ligjor të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, pra të pranverës 2021”, tha ai.

Ai tha se në këtë moment nuk i duhet kushtuar vëmendje hapjes së listave, por e gjithë puna sipas tij, duhet të drejtohet tek miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit.

“Në teorinë e sistemeve politike dhe sistemeve zgjedhore ka disa qasje të ndryshe, që do të thotë se dikush e koncepton ndryshe hapjen e listave. Mendoj se në këtë moment nuk duhet t’i kushtojmë kaq rëndësi. Ajo marrëveshje (5 qershori) duhet të zbatohet deri në fund”, shtoi ai.

Lexoni gjithashtu:

Kristaq Kume në Euronews Albania: Ulja e palëve në tryezën e Këshillit Politik nuk është lëvizje në boshllëk

Mbyllet Këshilli Politik, Rama: Diskutimi, pozitiv. Hapja e listave nuk është më variant, por angazhim i PS

Euronews Albania zbardh qëndrimin e PD-së në mbledhjen e Këshillit Politik

Ndryshimet kushtetuese, Endri Shabani: Asnjëra palë nuk e do ndryshimin e sistemit

Ndryshimet kushtetuese, mblidhet Këshilli Politik, i pranishëm edhe Rama

Nisma për ndryshime kushtetuese trazon klimën politike në Shqipëri

Sistemi zgjedhor, ndryshimet kushtetuese që kërkojnë socialistët dhe opozita parlamentare

Afrim Krasniqi: Ndërkombëtarët kundër, bëhen në devijim nga praktikat demokratike

Gazetari Renaldo Salianji: Presidenti s’mund t’i kthejë për rishqyrtim ndryshimet kushtetuese

Endri Shabani: Lista gjysmë e hapur nuk është listë e hapur, t’i jepet fund kësaj talljeje dhe të lejohet gara në zgjedhje


Etiketimet

‘Protesta’, PD thirrje qytetarëve: Mos u trembni nga skenarët fake të qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë pjesën në protestën e sotme, në orëm 19:00. Në një deklaratë...

Kapet i shumëkërkuari për masakrën e Çoles, ruhej nga një person i armatosur

Një operacion i policisë së Vlorës në bashkëpunim me forcat "Shqiponja” kanë vënë në pranga një shtetas të shpallur kërkim për vrasjen e dy...

Euro drejt barazimit me dollarin, ekspertët shpjegojnë arsyet e zhvlerësimit

Monedha e përbashkët europiane po barazohet në tregun vendas me dollarin amerikan. Javët e fundit euro është dobësuar ndjeshëm në tregun vendas duke u shitur...

TË FUNDIT

‘Protesta’, PD thirrje qytetarëve: Mos u trembni nga skenarët fake të qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë pjesën në protestën e sotme, në orëm 19:00. Në një deklaratë...

Kapet i shumëkërkuari për masakrën e Çoles, ruhej nga një person i armatosur

Një operacion i policisë së Vlorës në bashkëpunim me forcat "Shqiponja” kanë vënë në pranga një shtetas të shpallur kërkim për vrasjen e dy...

Euro drejt barazimit me dollarin, ekspertët shpjegojnë arsyet e zhvlerësimit

Monedha e përbashkët europiane po barazohet në tregun vendas me dollarin amerikan. Javët e fundit euro është dobësuar ndjeshëm në tregun vendas duke u shitur...

Rikthehen në detyrë prokurorët e SPAK, Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu

Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e shkallës së Apelit në Gjykatës Administrative që pezullonte nga detyra dy prokurorët e SPAK, Elvin Gogaj e...

Lavrov nuk do të takohet me Blinken në Samitin e G20-ës

Nuk është planifikuar një takim mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në Samitin e G20-ës në...