68 raste të reja dhe 3 të vdekur nga COVID-19. Një nga viktimat nuk kishte sëmundje shoqëruese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 496 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitive me COVID-19, 68 raste. Ndërkohë 3 qytetar kanë humbur jetën, nga të cilët njëri pa sëmundje shoqëruese.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 qytetarë: Një 57-vjeçare dhe një 80-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62-vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë”, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (22 Korrik 2020)

Testime totale                  36834

Raste pozitive                   4358

Raste të shëruara             2463

Raste Aktive                     1775

Humbje jete                      120 (Qarku Tiranë 62, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   903

Durrës                   215

Shkodër                204

Vlorë                     98

Lezhë                    82

Korçë                     64

Elbasan                 48

Kukës                    47

Fier                       40

Berat                     32

Gjirokastër            22

Dibër                     20


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER