Dyshohet se spiunonte muxhahedinët, autoritetet shqiptare shpallin të padëshiruar iranianin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një iranian i dyshuar për veprimtari agjenturore kundër muxhahedinëve është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri.

Autoritetet shqiptare kanë vendosur të dëbojnë Dabiel Kassraee, 29-vjeç, pasi dyshohet se kishte mundur të ndërfutej nga Ministria e Inteligjencës Iraniane.

Kassraee punonte si video-editor në Shqipëri dhe sipas hetimeve mbante në vëzhgim kampin e azilantëve nga Irani që ndodhet në Manëz të Durrësit.

Ai pritet të largohet nga Shqipëria ditët në vijim, pasi është klasifikuar person me rrezikshmëri të lartë për sigurinë e vendit.

Burime për Euronews Albania, bënë me dije se ai është me shtetësi italiane dhe për këtë autoritetet shqiptare do ta dëbojnë për në Itali.

Fillimisht në vitin 2012 e më pas në vitin 2016 Shqipëria, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u zotua të strehojë rreth 3 mijë anëtarë të organizatës Mojahedin-e-Khalq, njohur ndryshe me akronimin MEK (Organizata Popullore e Muxhahedinëve të Iranit).

Kjo organizatë, e cila nga Irani dhe Iraku konsiderohen si organizatë terroriste, është e njohur për aktivitetin e saj politik kundër regjimit të Teheranit.

Strehimi i tyre në Shqipëri ka ekspozuar vendin përballë nismave të ndryshme agjenturore, por dhe terroriste.

Prej vitit 2016 autoritetet kanë dëbuar 4 diplomatë iranianë, ndërsa në të paktën 2 raste ka pasur dyshime të arsyeshme për organizime të mundshme atentatesh terroriste kundrejt tyre.

Në mars dhe tetor të vitit 2019, policia deklaroi se kishte mundur të zbulonte dhe parandalonte aktivitetin e një rrjeti terrorist që përbëhej nga 4 iranianë dhe që kishte lidhje me Gardën Islamike Revolucionare të Iranit.

Policia deklaroi asokohe se grupi synonte të kryente akte terroriste gjatë festimeve të Novruzit, festime të cilat ndiqen nga pjesa kryesore e anëtarëve të MEK-ut.

 

Lexoni gjithashtu:

Shqipëria përballë konfliktit, 3 mijë muxhahedinë iranianë janë të strehuar në vendin tonë

Ekskluzive/ Shahriar Kia, muxhahedini që jeton në Shqipëri: Deklaratat e Khameneit s’duhen marrë seriozisht


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER